E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e statujave

Nga Gezim Llojdia
E verteta shkoqur duhet thene ska me statuja vend ka boll. Dhe sa per statuja ska permbi toke. Ndersa toka jone fsheh prej qindra vitesh pothuajse nje thesar. E verteta qendron dhe ne e dime fare mire se ne kemi pasur por ato u zhduken. Nuk i zhduku vendi dhe as toka i perpiu as atje ku eshte dielli i paperendishem. I grabiten i vodhen i trafikuan.
1.
Karl Pasch profesor i Universitetit te Vjenes sjell nje deshmi te cuditshme. Kur vizitoi Plocen ai pa ne oborret e banoreve statuja te cilat i perkisnin qytetit Ilir. E. Izamberti. K. Pachi dhe me vone Ugolini u terhoqen me teper pas monumenteve te shperndare ne fshat neper shtepite e oborret. Karl Pachi duke gjetur ne Ploce monumente te ndryshme arkeologjike skulptura mbishkrime pjese arkitektonike te shumta e te rendesishme. Skender Anamali Kerkimet e bera ne Ploce edhe ne vitet e pastajme treguan se nje pjese e monumenteve qe shiheshin mbi siperfaqe kishin qene germuar edhe me pare. Banoret pleq te fshatit i kujtonin ende germimet qe ka bere gjate vitit 1920 ushtria italiane e cila kishte qendruar mjaft kohe aty. Ata nuk morren vesh fare u zbulua gjate ketyre germimeve sepse materialet e gjetura u morren nga ushtaret italiane kur u larguan se andejmi.
2.
Ne lagjen Kala te Ploces se sotme rreth 650 m nga deti si pike karakolli ende jetojne rreth 6 familje. Banoret e ketyre familjeve sipas te dhenave dhe nje identifikuesi disponojne monedha si dhe figurina te ndryshme i perkasin qytetit Amantia. Deri ne vitin 90 ne kete pike ka ekzistuar edhe nje muze arkeologjik. Muzeu i vodh dhe u dogj ne vitete91-92 ndersa nje italian dhe nje shqiptar vodhen shume objekte me synimin per ti derguar pertej detit por qe u kapen dhe bene burg. Shume nga objektet qe dispononte muzeu u morrin edhe nga banoret e kesaj lagje dhe ende sot ato objekte qendrojne padrejtesisht neper banesat e tyre me synimin per ti trafikuar. Ato objekte jane te paligjshme ne banesat e ketyre banoreve. Gjekundi nuk jane te kartelizuara. Ne kete forme te ekzistences se tyre jane ne pritje te ndonje trafikimi te mundshem. Po ju deftej nje rast Kur shoqeroja nje grup turistesh Frances rreth 35 vete ndersa isha ne balla te kolones dhe beme udhe per nga Lemi i Pecit ku gjenden dy objekte njeri religjioz tjetri pagan ne fund disa gra te kesaj lagje u nxoren turisteve monedha dhe figurina duke u bere shenje me dore per ti shitur. Nga identifikimi mesova se edhe ne fshatin Amonice ku gjenden dhe aktualisht disa varre apo banesa qe i perkasin zonave te fundit te qytetit disa banore dispononin monedha. Njeri prej tyre i urti Viron Rama me premtoi dhe dorezoi 10 monedha ne muzeun arkeologjik te Vlores. Te tjeret i ruajten neper banesa per ti pasur si pasuri ne dite te veshtira. Identifikova se nje banore qe kishte pasur banese prane ketij qyteti antik atje ku sot ne perrua ze fill nje vresht banori i perket komunes Sevaster kishte ne banese nje statuje te madhe deri ne 80 cm statuje e cila mund te ishte hequr nga cezma por edhe mund te ishte gjetur nga germimet ne zonen Qafa e pazarit. Ne kete zone konstatova edhe nje kolone fare prane tokes madje gjysme zbuluar te cilen e mbuluam ndersa potenciali aty ishte mjaft i pasur me gjetje arkeologjike. Ajo qe me bene te shqyrtoj disa here kete pune eshte se ne keto site arkeologjike ka mbetur vetem ato pjese te atyre monumenteve te cilat per nga pesha dhe nga madhesia nuk mund te vidhen apo trafikohen sepse kerkojne vinca te rende dhe punetore. Po aty ne lagjen Kala ishte nje statuje prej mermeri gjysme busti femre nje punim i shkelqyer mermeri qe besohet se ka ardhur nga kavat disa km larg ketij vendi. Statuja ishte vendosur ne shtrungen e nje stalle ndersa ndiznin atje qiri banoret e vjetra. Perdora nje skep per ta ngritur pa demtim per ta shpure ne nje vend te sheshte ku nuk mund te vidhej me. Madje edhe banoret duke e quajtur te shenjte nuk i lejonin ta pervetesonin ndersa tentativa kishte pasur jo pak here. Deri para viteve 90 nje fare xha Aliu burre zakoni mblidhte cdo objekt dhe me kujdes e shpinte ne muzeun ne maje te kodres. Per te perjetesuar kete figure fshati i dha edhe nje titull nderi. Keshtu muzeu ne maje te kodres ne lagjen kala ka pasur nje pasuri arkeologjike te lakmueshme e cila u zhduk me pas.
3.
Ne zonen e lumit te Vlores praktikohej kjo tradite. Mesuesit e historise mblidhnin ose benin ekspedita ne te gjithe territorin e fshatit. Gjetjet i benin publike dhe i vendosnin ne muze. Njohja me vendlindjen behej keshtu duke zbuluar edhe vendbanime apo varreza qe do te mund tu kushtohej shekujve te historise. Sot nuk mund ta vertitesh kete bisede sepse kjo tradite per grumbullimin e objekteve arkeologjike kudo qe gjendeshin eshte fshire nga kujtesa. IMK qe eshte institucioni i madh dhe me qender ne Tirane dhe disa rrethe besoj se nuk e di qe ka ekzistuar. Sa per komunaret jane gjithe sy e mendje tek ndonje tender qeverie.
4.
Ka ekzistuar nje zyre arkeologjie deri para viteve 90 ne qender te Vlores prane teatrit Petro Marko. Ka pasur edhe nje arkeolog. Deri ne vitin 2000 me pas historia e saj nuk dihet. Te dy parqet arkeologjike bene perpjekje ne vitin 2006 per ta pasur kete zyre te tyre. Shkoi per dreq perpjekja sepse labirinti ishte kaq i ngaterruar sa qe kjo zyre nuk merrej vesh ishte e shtetit e apo privatit dhe nderkaq duhej kerkuar nga Instituti i Arkeologjise. Kjo zyre sipas deshmive ishte me objekte arkeologjike thuhet u dorezua ku dhe ku eshte proces-verbali i dorezimitPo objektet e dorezuara ku jane Sot zyra eshte po perse perdoret sepse per arkeologjine ka 20 vjet qe e ka bjerrur misionin e saj Vetem rreth 700 m larg saj jane trojet e Vlorjave dhe nje banese kur njeri nga keta pinjolle Eqrem bej Vlora mblodhi jo pak nga pasuria materiale arkeologjike e ketij qyteti. Ai dhe Dr arkeologjise Yzeir Alimerko si dhe objektet qe sillte Leon Rei nga Apolonia e kthyen muzeun ne Skele nder me te pasurit. Dhe duke gjezdisur neper libra historie neper fletet ditari gjetem edhe kete shenim te vogel per kohe ne kesaj godine ka pare godinen lotet qe jane vesa e dhimbjes sec prej asaj dite kur iken arkeologet qe sollen aty deshmit e tokes se tyre pushtuesi i vuri zjarrin e shkrumbezoi qafiri dhe dhimbja e saj ishte e pamat se iken dhe humben shume deshmi mirepo ndersa njeriu e ndjene ajo shkrine humbet si hiri. Kete hi ne e mbledhim sot ku brenda tij eshte e gjitha ku ne te shkruajme sado pak nje varg. Ne ate godine ku ishin gjetjet e Leon Rey. Neritan Ceka djali i arkeologut Hasan Ceka shprehet tek libri i tij Apolonia. . . . me 1924 filloi germimet arkeologjike ne Apoloni nje mision francez i drejtuar nga Leon Rey. Rezultatet ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas buleterionit dhe me pas te odeonit dhe bibliotekes. Nje koleksion i rendesishem qeramike u krijua nga germimet ne nekropol dhe u vendos perkohesisht ne ndertesen e Pavaresise ne Vlore ku u grabit nga ushtaret italiane ne diten e pare te pushtimit fashist. . . . Yzeir Ismaili behet drejtor i te parit muze arkeologjik. Sa kohe punoi Dr i arkeologjise ne ta parine institucion qe kishte objektet arkeologjike me teper ato te gjetura ne kodrinen e qytetit antik te Apolonise si dhe te qendrave te tjera ilire. shte nje periudhe e zbardhur tashme. Nga viti 1937 ne vitin 1939 Yzeiri ishte drejtues i ketij muzeu arkeologjik. Ne minieren e Selenices eshte gjetur nje statuje e cmuar maket deleje. Kishte permasa te vogla. Italianet e marrin dhe e nisin menjehere drejt shtetit te tyre pertej kanalit te Otrantos. Drejtori i muzeut beri nje proteste te fuqishme. I kerkoi qeverise qe te nderhynte ne menyre urgjente per te kthyer figuren e grabitur. Ndersa konsullates italiane i tha se kjo statuje duhej te rikthehej ne qytetin e tij ne muzeun e arkeologjise. Ndonese ai kishte studiuar ne shtetin fqinje nuk ju dorezua kthetrave te vetmise Yzeiri nuk reshte te kerkonte prane autoriteteve statujen e grabitur qe ishte derguar pertej ketij vendi ndonese ishte zbuluar ne nentoken e tij. Me mbledhjen e objekteve arkeologjike e ka ndihmuar edhe diplomati dhe eruditi Eqrem bej Vlora. Objektet arkeologjike u grabiten dhe u prishen. Gjate kohes qe ka qene drejtor i ketij muzeu eshte marre me grumbullimin e objekteve arkeologjike qe ndodheshin neper institucione apo ne banesat e qytetareve.
4.
Flitet per anije te mbytura ne gjirin e Vlores. Ekspeditat nxoren objekte arkeologjike qe mbane deti yne. Por shume prej ketyre objekteve thuhet se i kane ne ambientet e disa lokaleve ne Pashaliman. Shume zhytes amatore dhe te pa autorizuar kane marre mjafte prej objekteve qe gjenden neper anijet mbytura.
Ne Orik kur u germua autostrada e re rruga qe te shpie drejt portes se Pashalimanit nxori ne drite jo pak objekte arkeologjike te cilat ose u fshehen ose u zhyten ne llumin e kenetes. Nje banor sjell kete deshmi Oriku i lashte gjendet i zhytur ne lagunen e vogel. Kur jane bere bonifikimet ekskavatoret benin kerdine poca relika monedha gure etj etj. Ne perendim te kenetes eshte gjetur varreza e lashte e qytetit jane zbuluar rastesisht kur traktoret plugonin vendin per ta shnderruar ne tarraca per fat te keq ky zbulim perkoi me ardhjen e anarshise dhe shumica e tyre u bastisen e u shiten ne Itali e Greqi relika te ritualeve te varrimeve dhe
shume terakota te hyjnive te vjetra.
Nje fakt qe mblodha aty ishte se nje mesues i quajtur L. K ka bere germime ne territoret qe i perkasin Orikut te lashte nderkaq ka mbledhur nje numer te madh objektesh te cilave nuk u dihet fati. Shume ish-nxenes te tij me shpjeguan gjetjet qe bente mesuesi i tyre por qe nuk u dihet fundi objekteve. E thene gati shkoqur kjo pasuri e kultures se lashte shkoi nuk dihet se per ku por siguria shqyrton mundesine e trafikimit te objekteve. Pyetja e thjeshte eshte se ku jane objektet e nxjerra gjate germimit
5.
Zbulimet arkeologjike kane nxjerre ne drite shume objekte arkeologjike. Ku ruhet aktualisht kjo pasuri kulturore eshte ne pyetje e radhes Sitet arkeologjike Amantia Orikum Olympia Cerja Haderaj Treport etj sot definohen vetem nga objektet e medha te cilat nuk i shkulen dot nga vendi. fare ka Amantia Stadiumi murri rrethues bazilika dhe tempulli jane te ndertuara nga gure te medhenj te cilat nuk hiqen apo nuk jane te lehte per tu transportuar. Germimet arkeologjike qe jane kryer ketu jane transportuar ne Tirane fillimisht. Oriku ka vetem teatrin shkallet shkembore puset e ujit trak te murrit ne det. Objektet e tjera sdihen ku jane kandisur. Me shpjeguan se ne muzeun e Apolonise ka te sistemuara gjetje nga dy sitet e medha dy qytetet antike. I ngritur ne ambientet e Manastirit te Shen Merise i cili mendohet te jete ndertuar ne shek. XIII Muzeu Arkeologjik i Apolonise ka qene nje nga me te rendesishmit ne Shqiperi. Nje muze me rreth 5 mije objekte mes te cilave statuja te rralla gure varesh amfora e objekte te tjera arkeologjike i ngritur ne vitin 1958. Pas viteve 90 nje pjese e objekteve te Muzeut Arkeologjik te Apolonise u shkaterruan ose u vodhen. Cfare gjeta atje
Ne muzeumin e Apolonise kishte nje musender druri nje grusht objektesh sa cjane veglat e shkolles per nje nxenes te klases se pare aq per dy qytete antike. Ku jane objektet me thane i kemi shpure ne Tirane. Vertet gjenden atje Cilat objekte te gjetura gjate zbulimeve
Nje komision parlamentare shqiptare duhet te nise nje veprimtari hetimi per kete pasuri qe iku dhe nuk merret vesh mire ku shkoi apo ku gjendet. Shume objektet te medha dhe te vogla gjenden ende te fshehura neper qilare apo banesa te qytetareve kjo pasuri e humbur qe neser mund te kontrabandohet jashte vendit duhet ti kthehet muzeumeve te vendit. Kthimi dhe zbulimi i objekteve te grabitura gjetura dhurimi apo te tjera duhet te shkojne ne ate destinacion qe i ka gjithe bota. Mbledhja e objekteve eshte do te duhej te mbetej detyre e kesaj force Task-force per trashegimine kulturore me 5 veta ne shkalle vend dhe nga 1 specialiste ne 5 drejtorit kryesore te qarqeve te vendit te vecante sepse policia e shtetit eshte e sterngarkuar nga punesat e saj. Banoret mbajne padrejtesisht neper banesat e tyre nje pasuri qe i perket gjithe shqiptareve. Statujat e kane vendin neper muzeume si pasuri e trashegimise kulturore te kombit tone.
Anetar i Akademise Evropiane te Arteve. Autori ka qene Drejtor i parqeve arkeologjike Amantia-Orikum

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›