E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kopjon Blushin Fat i madh

Nga Arian Vasjari
Duke marre shkas prej dy-tri ideve qe sipas te gjitha gjasave zoti Rama i pat kopjuar nga nje interviste e zotit Blushi nje prej televizioneve kryesore ne vend e gjeti te udhes dje ta perqeshte kryetarin e socialisteve. Nuk dihet se cndjesi politike mund ti shkaktohet zotit Rama kur e kapin me kopje por eshte e sigurt sakaq se fakti qe ka zgjedhur te kopjoje Ben Blushin tregon qe se paku ka filluar te kopjoje ne menyre inteligjente. Televizioni ne fjale mbase me shume se te tjeret duhet te jete i lumtur per kete. Sepse prej me shume se tre vjetesh ka udhehequr ne menyre te paepur nje beteje kunder Edi Rames pikerisht sepse modelin e tij te te berit politike ky nuk e kopjonte nga zoti Blushi por nga nje celule kompakte injorantesh brenda Partise Socialiste. Atehere cfare duhet pritur me shume prej zotit Rama

Pas asaj qe beri sikur te jemi minimalisht parimore ne qendrimin ndaj tij kopjimin e djeshem duhet tia lexojme si noterizimin e nje sjelljeje politike novatore qe nuk i ngjet kurrkund asaj qe per dy vjet me radhe beri rrugeve dhe shesheve te Shqiperise. Ben Blushi ishte edhe atehere. Konceptet e tij rreth politikes gjithashtu. Qe nuk eshte e thene ti jene deleguar nga ati etern por kane qene racionale. Kane qene koncepte qe vertiteshin rreth tri pikave substanciale parlamentarizmit debatit te ideve dhe ndertimit te nje ideologjie te qarte opozitare. Zoti Rama nuk kopjoi asnjeren prej tyre asokohe. Meqenese shume me i thjeshte si qelize politike zgjodhi te kopjoje Tom Doshin. Duke e flakur opoziten jashte Parlamentit duke e degjeneruar luften e saj te ideve ne ide per te luftuar me shishe molotov dhe duke e modifikuar gjenetikisht partine e tij sipas formules pertej se majtes dhe te djathtes. Dhe me te drejte pas gjithe ketyre zullumeve televizioni ne fjale ne dac me figure e ne dac me ze i versulej perdite. Mirepo nuk ka shkak te vazhdoje keshtu. Nuk eshte e denje kjo. Qe zoti Rama nuk flet me per beteje te pandalshme jashte Parlamentit por per trajtimin e borxhit publik ne nivel kushtetues eshte nje fat i madh politik. Qe zoti Rama nuk flet me per kapercim kufomash por per program qeverises te nje partie qe projekton seriozisht pushtetin eshte po aq fat i madh. Qe zoti Rama nuk flet me per identitetin hermafrodik as e majte dhe as e djathte te Partise Socialiste por per idene e majte te taksimit progresiv eshte gjithashtu fat i madh. Nuk ka fare rendesi nese idete e tij i ka kopjuar nga Ben Blushi. Rendesi ka qe Edi Rama me ne fund ka mesuar te kopjoje. shte shume pretencioze dhe po aq e pasinqerte qe te presim prej tij ide politike. Kjo eshte stigma e tij dhe genjejme veten nese besojme se mund te jete ndryshe. Por eshte edhe me e poshter nese e godasim kur ai shfaq zellin per te kopjuar ato ide qe deri dje te gjithe luteshim me ankth ti kopjonte.

shte ne dialektiken e gjerave qe zoti Rama do gaboje edhe me kopjet. Qe do te thote se te gjithe ata qe e kane qofte si politike e qofte si sport luften kunder tij nuk duhet ti humbin shpresat. Por deri sa te vije ai moment nuk ka arsye ta kompleksojme si nje nxenes kopjac te ideve te armikut te tij Ben Blushi. shte e vetmja plagjiature qe nuk duhet denoncuar. Perkundrazi Duhet nxitur fort per dy arsyet themelore qe thame pergjate ketyre rreshtave e para sepse zoti Rama ka mesuar te kopjoje dhe e dyta idete e kopjuara nuk i sherbejne vetem zotit Rama.
Gazeta Mapo

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›