E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja në Lezhë, gjendet makina

Policia e qytetit të Lezhës ka gjetur mëngjesin e sotëm makinën me të cilën u krye grabitja ditën e djeshme. Makina me targa të huaja u gjet e braktisur dhe e djegur në fshatin Tresh të rrethit të Lezhës. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku një punonjës i Postës Shqiptare në momentin e daljes nga filiali i një banke në qytetin e Lezhës është grabitur grabitur nga persona të panjohur. Burime nga policia lokale bënë të ditur se shuma e grabitur ishte rreth 5 milion lekë të reja. Pas kërkimeve të shumta të policisë është bërë e mundur vetëm gjetja e makinës të grabitësve por nuk dihet asgjë për autorët e vjedhjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›