Drejt shembjes Ura e Hajmelit, i plasariten këmbët
13/03/2009 Tabela për ndalim qarkullimi. Kalojnë mjete për linjën e interkonjeksionit Tiranë- Podgoricë
Banorët: Do të izolohemi tërësisht, i druhemi edhe ndonjë tragjedie
SHKODER- Ura e Hajmelit rrezikon të shembet ndaj Drejtori i Rrugëve rurale, Gjovalin Kodra, ka kërkuar mbështetjen e efektivave të qarkullit rrugor për ndalimin e qarkullimit të të gjitha automjeteve të tonazheve të rënda. Në fakt drejtori Kodra ka muaj që e ka ngritur zërin pranë institucioneve përkatëse, por deri tani askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e saj. Ndërkohë muajt kanë kaluar dhe Ura e Hajmelit, apo siç e kanë emërtuar vetë banorët, Ura e Skarramanes, tashmë ka shkuar drejt shembjes së plotë. Këmbët e kësaj ure janë dëmtuar, kanë pësuar çarje ndaj nuk mund të mbajnë më mjete të rënda. Ndërmarrja e rrugëve rurale, për të paraprirë disi problemet ka vendosur tabela sinjalizuese për tregimin e rrezikut të shembjes dhe ndalimin e qarkullimit. Puna e kësaj ndërmarrjeje ka shkuar dëm, pasi tabelat sinjalizuese janë hequr dhe drejtuesit e mjeteve të rënda vazhdojnë të kalojnë mbi urë. Mbi këtë urë problematike kalojnë dhe mjetet e tonazhit të rëndë që punojnë për linjën e interkonjeksionit Tiranë -Podgoricë. Drejtori Kodra ka lajmëruar Këshillin e Qarkut të Shkodrës dhe prefekturën për të marrë masat e duhura në mënyrë që të ndërhyhet sa më parë për riparimin e kësaj ure të ndërtuar që nga koha e pushtimit austro-hungarez. Ndërkohë vetë banorët shprehen se ura është e detyrueshme për ta, pasi i lidh ata jo vetëm me fshatrat përreth, por edhe me Shkodrën e Lezhën. Tashmë banorët shprehen se ndoshta kanë fatin për një ndërhyrje të plotë në këtë urë nga qeveria, pasi zgjedhjet po afrojnë dhe gjithmonë para tyre është mundësia për të na ndihmuar sadopak, pasi më pas,sipas tyre, zonat e largëta harrohen shpejt. Ndërkohë ndërmarrja e rrugëve rurale është angazhuar me forcat e veta të bëjë disa ndërhyrje të vogla riparuese që gjithsesi mund të ndikojnë vetëm për qarkullimin e mjeteve të tonazhit të lehtë.