Shpërthimi në gurore, aksidentohet elektricisti
13/03/2009 Po montonte një shtyllë, në spital jashtë rrezikut. Ankohen banorët edhe për ndotjen
BERAT- Një shpërthim i ndodhur në një gurore në qytezën e Urës Vajgurore në qarkun e Beratit ka shkaktuar plagosjen e një punonjësi të elektrikut, i cili ndodhej aty duke punuar për montimin e një shtylle të tensionit. Lavdosh Cako mësohet se ka ngelur i plagosur, pasi rrezja e shpërthimit të ndodhur në ambientet e gurores e ka goditur me një masiv guri, ndërkohë që i plagosuri ndodhet nën mjekimin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi
Shtetasi 38-vjeçar, lindur dhe banues në Urën Vajgurore, mbeti i plagosur dje rreth orës 16:00 në lagjen “Guri i Bardhë” në periferi të Urës Vajgurore. Mësohet se ai ndodhej së bashku me dy shokët e tij të punës duke montuar disa shtylla të tensionit të lartë në lagjen “Gur i Bardhë”. Punonjësi i elektrikut pranë filialit të qytetit mësohet se ndodhej duke montuar shtyllën në kohën që është plagosur në këmbë nga një masiv guri. Ai ka rënë nga shtylla në kohën që është goditur nga masivi guror dhe shokët i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar drejt spitalit të qytetit të Beratit. Burime të repartit të kirurgjisë bënë me dije se 38-vjeçari mbërriti i plagosur me një plagë në këmbë, ndërkohë që ka marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe ndodhet jashtë çdo rreziku. Vetë i plagosuri, por dhe dy shokët e tij, kanë deklaruar se fillimisht kishin dëgjuar një shpërthim nga një gurore që ndodhej aty pranë dhe më pas një masiv guri mësohet se kish prekur në këmbë punonjësin e elektrikut. Më pas drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë që kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.
Guroret
Në zonën e Gurit të Bardhë, ndonëse ka një lagje të banuar ndodhen disa gurore për nxjerrjen dhe përpunimin e gurit. Gjatë procesit të punës për nxjerrjen e gurit përdoret dhe dinamit për shpërthim çka në shumë raste është bërë shkak për plagosjen e banorëve të zonës. Ndonëse, pronarët e guroreve kanë leje për ushtrimin e aktivitetit në shumë raste nuk përdorin masat për shmangien e aksidenteve apo ndotjen e ambientit. Prej vitesh banorët e kësaj zone janë ankuar për ndotjen tepër të lartë që vjen si pasojë e ushtrimit të aktivitetit të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit, ndërkohë që nuk janë marrë masa për gjobitjen e drejtuesve të tyre.