E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishen kioskat në qendër të Vlorës

13/03/2009  Mes tyre dhe ajo e gazetave

VLORE- Policia Ndërtimore prish katër kioska në qendër të qytetit midis tyre dhe kioskën e shpërndarjes së shtypit në të gjithë rrethin e Vlorës. Drejtoria e Muzeve ka kërkuar që të ndërhyhet për prishjen e disa kioskave në afërsi të muzeut dhe ti kthehet sipërfaqja, e cila i takon muzeut, ku dhe sipërfaqja për rreth tij do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Mbas njoftimit 10 ditë më parë Policia Ndërtimore dhe ajo Bashkiake sot ka kryer aksionin për prishjen e kioskave, por kanë hasur në kundërshtimin e pronarëve të tyre. Sipas poseduesve të këtyre objekteve, ato janë vendosur në këtë vend me vendim të Bashkisë së Vlorës, dhe para se të ndërhyhet për prishje, duhet t’u caktohet një vend tjetër për ushtrimin e aktivitetit. Një nga kioskat ka qenë që ka shërbyer për shpërndarjen e gazetave në rrethin e Vlorës, e vendosur rreth 20 metra larg godinës së muzeut me miratim të bashkisë. Sipas pronarit të kioskës, që përdorej për shpërndarje të shtypit të shkruar para se të prishej kioska, bashkia duhet t’i caktonte një vend tjetër, por deri sot nuk e ka përcaktuar ende vendin ku do të tregtohen gazetat. Gjithashtu pronarët e tjerë kanë kundërshtuar prishjen duke pretenduar se i kishin ndërtuar në vendin ku e kanë marrë me hipotekë dhe para se t’u prishej duhet të kryhej kompensimi i pronës të hipotekuar .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›