Grabitja, policia e qarkullimit zbulon hajdutët e firmës "Fabus"

15/02/2005 Grabisin në bashkëpunim paratë e firmës "Fabus" në Berat, ndajnë paratë dhe fillojnë të bëjnë një jetë ndryshe. Përveç celularëve të tipit të fundit dhe frekuentimit të lokaleve të shtrenjta, tre hajdutët blejnë edhe makina. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi thurin planin se si do të futeshin në brendësi të mjediseve të fabrikës së prodhimit të pijeve freskuese "Fabus" në Berat, grabisin 4 milionë lekë. Artur Paja, Besmir Kondi dhe Ervis Fatia, që të tre me 8 klasë shkollë, në fillim të korrikut 2003, të armatosur dhe me maska, arrijnë të paralizojnë disa prej punëtorëve të fabrikës dhe, duke hapur kasafortën marrin prej andej të gjitha paratë. Ai që thuri planin e grabitjes është i pandehuri Besmir Kondi. Punonte në këtë fabrikë me pronar Pëllumb Kalemin, si paketor. Duke qenë shokë me njëri–tjetrin, të pandehurit thurin planin. Armatosen dhe vishen me maska të zeza. Artur Paja dhe Ervis Fatia futen në fabrikë rreth orës 11.00 të natës. Pasi arrijnë të paralizojnë dy punonjës të fabrikës, duke i lidhur buzët dhe duart, futur në një dhomë të errët, të pandehurit gjejnë çelësin e kasafortës të ndihmuar nga Besmiri. Më pas, ata marrin paratë dhe i fusin në një thes. Gjithsej marrin 4 milionë lekë dhe 1100 euro. Të pandehurit, sipas akuzës, janë larguar menjëherë, duke eliminuar edhe provat e krimit. Kanë shkuar në shtëpinë e Artur Pajës dhe në një bodrum kanë fshehur paratë, ndërsa në bahçe kanë groposur armët dhe maskat. Në datën 2 korrik 2003, policia e qarkullimit rrugor, gjatë një kontrolli rutinë, ndalon në rrugë shtetatin Artur Paja, që ishte duke drejtuar një makinë tip "Golf". Nga kontrolli në bagazhin e makinës, u gjet një qese plastamsi me disa monedha metalike brenda. Policia dyshoi duke bërë ndalimin e të pandehurit. Ishte vetë Paja ai që ka treguar më pas të gjithë skemën e grabitjes së parave, duke futur në lojë edhe dy bashkëpunëtorët.