“Irena mund të ketë lëvizur me identitete të rreme”

15/02/2005 Ngrihen dy versionet e para të zhdukjes së 39-vjeçares, asnjë provë në banesat e Agim Mushës
TIRANË –Gruaja e zhdukur më 16 dhjetor 2004, Irena Seli, mund të ketë lëvizur për jashtë Shqipërisë me identitet të rremë, pas ditës nga e cila u konsiderua e zhdukur. Kjo është njëra prej dy pistave zyrtare të hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, lidhur me fatin e mistershëm të 39-vjeçares Irena Seli. Kjo pistë e zhdukjes së Irenës me vullnetin e saj, përfshin edhe mundësinë që ajo të ketë vënë në përdorim identitet të rremë, me qëllimin që të humbasë gjurmët e saj. Hetimi i Prokurorisë në këtë version nënkupton faktin se, organi i akuzës ende beson në faktin se Irena është gjallë, edhe dy muaj pas zhdukjes së saj, pa lënë gjurmë. Edhe pse ky version është efektiv dhe në hetim, Prokuroria ende nuk ka zbuluar nëse Irena ka nxjerrë dokumente me identitet të rremë, ashtu sikurse nuk është konfirmuar një lëvizje e tillë e saj për jashtë vendit. Kjo nuk është pista e vetme e hetimit që po bëjnë Krimet e Rënda.
Bastisja e shtëpive
Asnjë provë nuk është gjetur në tri banesat që janë në pronësi të Agim Mushës, bashkëshortit të gruas së zhdukur, Irena Seli. Hetuesit kanë besuar të shtunën e javës së shkuar, se me bastisjen e tri banesave të pronarit të kompleksit “Bruno” në Tiranë, dosjes “Irena” do t’i shtohej ndonjë provë e re, e cila do të ndihmonte hetimin. Por pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera mbrëmjen e së shtunës, grupi hetimor ka pranuar faktin se, tri shtëpitë nuk fshihnin asgjë të dyshimtë apo të dobishme për dosjen. Përkundër reagimeve të momentit që ka shfaqur Agim Musha, pozitat e dëshmive të tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë forcuar së tepërmi pas bastitjes së tri banesave. Hetuesit kanë vërtetuar se, bashkëshorti i gruas së zhdukur, i kishte çuar në polici dhe në Prokurori të gjitha provat që kishte në zotërim për zhdukjen e gruas së tij dhe se nuk kishte lënë asgjë pa thënë dhe pa treguar nga ato që dinte. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kontrolli në tri banesat e biznesmenit Musha, është bërë me qëllimin e vetëm, për gjetjen e ndonjë prove që të ndihmonte hetimin.
Pistat
Për herë të parë prej datës 19 janar, burimet e Prokurorisë së Përgjithshme kanë pohuar dje se, Krimet e Rënda i kanë lokalizuar hetimet në dy pista për zhdukjen e Irena Selit. Dosja penale për Irena Selin mbërriti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në datën 19 janar 2005, ndërsa deri para pak ditësh, asnjë pistë nuk ishte përcaktuar. Burimet e organit hetimor, thanë se hetimi është veçuar në mundësinë e largimit të Irena Selit me dëshirën e saj. Këtij versioni i bashkohet mundësia e një bashkëpunimi në këtë ikje me persona të tjerë, të cilët besohet se kanë ndihmuar 39-vjeçaren të largohej në një vend të panjohur, ose e kanë detyruar ta bënte këtë. Ndërsa mundësia e dytë, e cila po hetohet zyrtarisht nga Krimet e Rënda, është ajo e vrasjes apo rrëmbimit të gruas 39-vjeçare, nga persona të panjohur me motive të panjohura. Burimet e akuzës sqaruan se, në një ngjarje si ajo e zhdukjes së Irena Selit, dy versionet që po hetohen janë të natyrshme dhe se mendja nuk shkon gjëkundi tjetër. Por, sipas burimeve hetimore, provat nga të cilat kanë lindur dy pistat e para zyrtare të hetimit të zhdukjes së Irena Selit, janë mjaft domethënëse dhe sinjifikative.
Kontrolle të befta në
shtëpitë e biznesmenit
Të shtunën e javës që lamë pas, një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, bashkë me agjentë dhe efektiva të policisë së Komisariatit nr.2 në kryeqytet, filluan një kontroll të paparalajmëruar në tri banesat e Agim Mushës, në Tiranë. E para që u bastis ishte banesa e motrës së Agim Mushës, në afërsi të "21 Dhjetorit" në kryeqytet. Aty, prej kthimit nga Gjermania, kanë qëndruar Agim Musha dhe djali i tij, Bruno. Kontrolli në këtë banesë ka zgjatur një orë, ndërsa më pas, hetuesit janë drejtuar te shtëpia tjetër, te “Rruga e Kavajës”. Aty është shtëpia e re, të cilën Agimi e ka blerë kohët e fundit me ish-gruan e tij 39-vjeçare, e cila u zhduk dy muaj më parë. Pasi kanë përfunduar kontrollin dhe, aty, nën shoqërinë e Agim Mushës, hetuesit janë drejtuar te shtëpia e vjetër në afërsi të Tiranës së Re, ku kanë kryer verifikimet e duhura.
Këtë javë përgjigjja
për numrin amerikan
Në fund të kësaj jave, Prokuroria e Krimeve të Rënda beson se do të mbarojë verifikimet lidhur me numrin amerikan, nga i cili dy ditë pas zhdukjes së Irenës, kanë marrë sinjale telefonike Agim e Bruno Musha dhe Ylli Seli, vëllai i të zhdukurës. Ashtu sikurse, fillimisht, u cilësua si një sinjal shprese, ky numër me prefiksin e Los Anxhelosit, u kthye në një dyshim të hetuesve. Ata dyshuan fillimisht se, në këtë sinjal kishin gisht si Agim Musha me të afërmit e tij në SHBA, ashtu edhe familja e Irenës, e cila, gjithashtu ka njerëz të saj në Amerikë. Prokuroria shqiptare ka dërguar në SHBA të gjitha materialet e duhura dhe pritet që në fund të kësaj jave, hetuesit shqiptarë të kenë në duar një informacion të saktë për atë çfarë përfaqëson numri. 0012133300540, ky është numri amerikan i kompanisë “Jek”, e cila operon në Los Anxhelos. Ky numër ka bërë sinjale telefonike dy ditë pas zhdukjes së Irena Selit, në adresë të vëllait, djalit dhe bashkëshortit të saj. Numri i përket një sekretarie telefonike dhe hetuesit, paraprakisht nuk besojnë se është përdorur nga Irena Seli.
15 dhjetor 2004
Irena Seli dhe burri i saj, Agim Musha, pronar i kompleksit “Bruno”, nisen në një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri. Ata udhëtojnë me makinën e tyre deri në Itali, ndërsa marrin tragetin nga porti i Triestes për në Durrës.
20 dhjetor 2004
Pas publikimit të ngjarjes, Agim Musha paraqitet në Komisariatin e policisë numër 2 të Tiranës dhe denoncon zhdukjen e gruas, katër ditë pas ngjarjes. Policia fillon veprimet e para të hetimit, pyetet paraprakisht Agim Musha për rrethanat e ngjarjes.
23 dhjetor 2004
Pasi mësojnë se bashkëshorti i Irenës ishte larguar në Gjermani, familja e të zhdukurës shkon në Durrës dhe bën kallëzim penal për ngjarjen. Hetuesit e policisë marrin deklarimet e personave të afërt. Ata thonë se, Irena kishte hipur në tragetin që është nisur nga Trieste, pasi kishte folur me motrën e saj në Gjermani.
12 janar 2005
Pas disa hetimeve paraprake, policia e Komisariatit numër 2 në kryeqytet, ia kalon dosjen Prokurorisë së Tiranës. Fillojnë hetimet për rrëmbim personi.
18 janar 2005
Merren në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, vëllai dhe daja i Irenës. Ata shprehin dyshimet e para për vrasje ndaj Agim Mushës, ndërsa thonë se ai është larguar në Gjermani, pa mësuar asgjë për të shoqen.
19 janar 2005
Dosja penale për zhdukjen e Irena Selit, i kalon për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hetuesit e këtij institucioni, thonë se dosja ka vetëm tri prova dhe se verifikimet e ngjarjes janë neglizhuar.