Itali, kapen dy shqiptarët për trafik droge
15/02/2005 Dy shqiptarë, kanë përfunduar mbrëmjen e djeshme në prangat e policisë së Milanos. Ata janë arrestuar në flagrancë, duke kryer trasport droge me qëllimë përfitimi. Sipas mediave italiane, dy shqiptarët e arrestuar janë nga qyteti i Durrësit. Të prangosurit kanë qenë duke lëvizur me një automjet në drejtim të periferisë së Milanos, duke transportuar një sasi më shumë se 12 kile hashash të presuar dhe 3 kile të tjera heroine. Në momentin e ndalimit, dy shqiptarëve u është gjetur në makinë edhe një pistoletë.