Grabitje e dhunshme në autostradë, i vidhen 800 mijë lekë çiftit

>Policia është vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes
Një grabitje e dhunshme ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Tre persona të paidentifikuar ende nga ana e policisë kanë grabitur duke ushtruar dhunë një çift bashkëshortësh që sapo kishin mbyllur dyqanin e Westrern Unionit dhe po udhëtonin në autostradën Durrës-Tiranë. Të martën pasdite, rreth orës 18:00 në autostradën Durrës-Tiranë, 60- vjeçari Vladimir Dh., i lindur në Durrës dhe banues në Tiranë po udhëtonte me automjetin tip Ford Mondeo me targa DR 6662 D së bashku me bashkëshorten e tij L. Dh., 51vjeçe, për në shtëpinë e tyre në Tiranë. Të dy bashkëshortët kishin mbaruar orarin e punës në pikën e Ëestern Unionit dhe pikërisht në Maminas, makina me të cilën ata udhëtonin është goditur nga një automjet tjetër në pjesën anësore të krahut të shoferit, dhe më pas ky automjet i ka prerë rrugën duke e detyruar shtetasin Vladimir Dh., të ndalonte makinën. Nga automjeti që shkaktoi përplasjen kanë dalë 3 persona të paidentifikuar më moshë të re, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj Vladimirit ndërkohë që njëri prej tyre i ka marrë me forcë çantën e dorës bashkëshortes së tij dhe më pas janë larguar në drejtim të Tiranës. I dëmtuari është nisur me mjetin e tij për në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore ndërkohe ka bërë dhe njoftimin për ngjarjen e ndodhur në Policinë e Tiranës.
Inskenimi i ngjarjes
Të dy bashkëshortët punonin privat dhe kishin një pikë Western- Union në lagjen 12-të të qytetit të Durrësit. Në bazë të deklarimeve, rezulton se autorët janë të panjohur prej tyre dhe shuma e grabitur ishte në vlere 800.000 lekë të rinj. Vjedhja duket se ka qenë e mirëorganizuar nga këta persona, që duket se i kanë ditur mirë lëvizjet e çiftit dhe mendohet se i kanë ndjekur ata që nga Durrësi e pikërisht në një zonë pa shumë lëvizje ata kanë parakaluar mjetin e bashkëshortëve dhe e kanë detyruar të ndalojë fillimisht, duke e përplasur lehtë derisa e kanë detyruar të dalë nga rruga e të ndalojë. Pikërisht në këtë moment, dy nga agresorët kanë bllokuar me dhunë 60- vjeçarin duke e goditur fort atë, ndërkohë që tjetri i ka marrë çantën nga dora gruas së terrorizuar. Gjithçka ka ndodhur në shumë pak minuta dhe autorët e grabitjes janë larguar me shpejtësi skëterre nga vendngjarja. 60- vjeçari, megjithëse i lënduar dhe i gjakosur, ka arritur të drejtojë sërish makinën për në Spitalin Ushtarak, por policia që ka marrë denoncimin e tij e ka pasur fillimisht të vështirë të identifikojë autorët dhe tani për tani ende nuk ka një ide të qartë për grabitësit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët akuzohen për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë" parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.