E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me maska karnavalesh, arrestohen 2 shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë akuzohen për vjedhjen me armë të zyrave postare në Tavarnuze të Italisë. Diktohen teksa po ndërronin rrobat dhe arrestohen pak minuta më vonë

Dy të rinj shqiptarë akuzohen për grabitjen me armë të zyrave qendrore postare në Tavarnuze të Italisë. Të dyshuarit e moshës 30 dhe 35 vjeç janë ndaluar dje nga karabinierët italianë si të dyshuar dhe përgjegjës për vjedhjen spektakolare të bërë dy ditë më parë, ku të akuzuarit ishin maskuar me veshje karnavalesh. Mediat italiane shkruajnë se dy grabitësit kishin hyrë të maskuar në zyrën e postës, duke qëlluar një herë me pistoletë në ajër. Më pas, terrori ka vazhduar, pasi njëri prej tyre i ka drejtuar armën punonjësve të terrorizuar. Më pas, grabitja ka ndodhur brenda pak sekondash. Në nxitim e sipër, dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, kanë marrë në nxitim e sipër vetëm 3 mijë euro dhe janë larguar nga vendi i krimit. Por maskimi i tyre nuk ka zgjatur shumë. Mediat italiane shkruajnë se grabitësit janë diktuar nga disa dëshmitarë, teksa po ndërronin rrobat në autostradë dhe kanë lajmëruar karabinierët. Pak minuta më vonë, të dyshuarit për grabitjen me armë janë arrestuar në flagrancë, duke tentuar të largohen. Policia italiane ka pohuar më tej se dy shqiptarët e moshës 30 dhe 35 vjeç dyshohen edhe për grabitje të tjera, të ndodhura në zonë. Atyre u është sekuestruar një shumë prej 3 mijë eurosh, që kishin grabitur pak minuta më parë në zyrat qendrore postare në Tavarnuze dhe pritet të përballen me gjykatën për veprën penale të grabitjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›