Grabitje në aksin Rrëshen-Kurbin
Një furgon pasagjerësh i linjës Rrëshen-Kurbin me targa MR 02 55 A është grabitur ditën e sotme. Sipas informacioneve, një person i maskuar dhe i armatosur ka ndalur furgonin dhe më pas ka grabitur shtetasin me iniciale I.XH, të cilit i ka marrë një shumë lekësh. Grabitësi, ende i paidentifikuar nga policia, gjithashtu i ka marrë një celular drejtuesit të furgonit. Policia, e cila po heton për ngjarjen, është ende në kërkim të autorëve.