E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia zbardh identitetet e të arrestuarve në Durrës

Policia e Durrësit ka zbardhur identitetet e tre shtetasve të arrestuar në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë të arrestuarit janë Arif Arfi dhe Fatmir Osmani nga Maqedonia, ndërsa i ndaluari tjetër është Berislav Zigrovic nga Kroacia. Tre shtetasit u kapën me 3,4 kilogramë heroinë. Lënda narkotike është kapur në autostradën Tiranë-Durrës në një automjet me targa SK 588 UC. Sipas policisë, droga e sekuestruar ka qënë e ndarë në 6 pako.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›