E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi kerkon hetim dhe transparence mbi videon

Ne Shqiperi Presidenti Bamir Topi kerkoi sot qe prokuroria te hetoje dhe te beje transparence mbi ceshtjen qe lidhet me videon e transmetuar nga emisioni Fiks Fare ne Top Channel ku nen akuze vihet zevendeskryeministri Ilir Meta. Prokuroria thirri sot autorin e saj Dritan Prifti per ta pyetur. Nga ana tjeter zoti Meta dhe kryeministri Sali Berisha perseriten se videoja eshte nje montazh i porositur nga kryetari socialist Edi Rama. Po sot ish ministri tha se kishte dorezuar ne prokurori regjistrimin e plote i cili sipas tij heq cdo alibi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›