Opozita Kaseta e Top Channel denoncoi te verteten e korrupsionit

Opozita socialiste deklaroi sot se kaseta e regjistruar me zv.kryeministin Ilir Meta dhe ish-ministrin e ekonomise Dritan Prifti ishte nje prove e korrupsionit qe zhvillohet ne zyrat e qeverise dhe arrogances se qeveritareve gjate abuzimit me pushtetin. Kryetari i PS Edi Rama deklaroi sot se drejtuesit me te larte te maxhorances jane te perfshire ne afera korruptive dhe per me teper ata mohojne gjithcka ne drite te diellit.
Aq te zhytur jane ne batakun e korrupsionit dhe te abuzimit me pushtetin e votave te vjedhura saqe Berisha dhe meta kane marre persiper kete here ta genjejne popullin fare sy me sy. Si eshte e mundur qe kaq paturpesisht ne vend qe te largohen menjehere nga detyra qe e shperdorojne cdo dite ashtu sic u pa per pak minuta ajo qe ndodh prej muajsh e vitesh te tera thone e rithone se populli nuk e pa ate qe pa dhe nuk e degjoi ate qe degjoi - tha zoti Rama.
Zoti Rama iu pergjigj edhe komenteve qe kane te bejne me bashkepunimin mes opozites dhe pozites per reforma te ndryshme ne vend. Ai theksoi se me zyratre te tille nuk mund te kete bashkepunim por do te kete vetem beteje te vendosur deri ne largimin e tyre nga pushteti.
Berisha dhe Meta duhet te largohen nje ore e me pare. Nuk ka bashkepunim me kete qeveri te krimininalizuar qe mohon sy me sy dhe jo perpara gjithe popullit nje shfaqje tronditese si ajo qe pa Shqiperia e mbare bota dhe madje te sulmoje e tu skermitet opozites dhe mediave te pavarura si te lidhur me krimin - tha zoti Rama.
Opozita e sheh me shqetesim kete ngjarje jo vetem si nje shenje e korrupsionit por edhe per shkak te presioneve qe sipas saj marrin mediat private e te pavarura qe guxojne ti publikojne kaseta dhe prova ku shihet abuzimi me pushtetin. Perfaqeuses te partive opozitare diskutuan sot per rifillimin e protestave nderkohe qe vendi eshte ne prag te zjedhjeve vendore.