Kosove pergatitje per regjistrimin e pare te popullsise

Dy javet e para te muajit prill te ketij viti do te jene periudha e regjistrimit te popullsise ne Kosove per here te pare pas 30 vjetesh. Per here te pare Kosova do te beje regjistrimin ne te njejten kohe dhe me mbeshtetjen edhe financiare te Bashkimit Evropian. Kryetari i komisionit shteteror per kete regjistrim Rifat Blaku tha sot se kjo paraqet ngjarjen kryesore te vitit 2011.
Republika e Kosoves shenon edhe nje progres sepse po hyn ne kuader te shteteve te cilat prodhojne statistika te besueshme te qendrueshme te matshme te krahasueshme dhe eshte nje nga shtyllat teper te rendesishme per funksionimin e shtetit tha zoti Blaku.
Por ende eshte e paqarte se si do te zhvillohet ky proces ne zonat e banuara me shumice serbe ne veriun e Kosoves ku nuk njihen dhe pranohen institucionet e Prishtines. Perfaqesues te komunitetit serb ne ate pjese thane se nuk ka kushte per regjistrim te popullsise ndersa akuzuan Prishtinen se po synon perfitime politike nje qendrim ky edhe i Beogradit zyrtar i cili ka shtyre procesin e regjistrimit deri ne vjeshten e ketij viti. Zoti Blaku thote se procesi nuk duhet te kete ngjyrime politike dhe se i teri do te jete i njejte per tere Kosoven.
Edhe njehere po e nenvizoj qe projekti nuk eshte politik dhe nuk duhet te politizohet. Ne nuk jemi ata te cilet konstatojme se kush dhe si do te pozicionohet as me pak per serbet ose qendrimet e nje shteti tjeter thote zoti Blaku.
Procesi i regjistrimit pritet te krijoje nje pasqyre me te qarte demografike qe Kosova nuk e kishte per nje kohe te gjate dhe deri tash te gjitha statistikat jane bere ne baze te vleresimeve te peraferta demografike. Sipas zotit Blaku vleresimet e tilla jane te peraferta me ate qe pritet te deshmoje regjistrimi i muajit prill.
Perafersisht duhet te jete diku rreth 1 milion e 900 mije apo 2 milion rezident brenda vendit si dhe mbi 500 mije ne forma te ndryshme te emigracionit qofte si emigrant ekonomik azil kerkues refugjat apo si gjenerata e dyte dhe e trete tha zoti Blaku.
Regjistrimi i fundit i popullsise ne Kosove ka ndodhur ne vitin 1981. Dhjete vjet me vone shqiptaret bojkotuan regjistrimin qe po behej nga Beogradi. Regjistrimi i atij viti fliste per rreth 200 mije banore serb ne Kosove. Autoritetet ne Prishtine hedhin poshte pretendimet e Beogradit se numri i te shperngulurve serbe nga Kosova eshte rreth 250 mije.