Permbytjet ne zonen e Nenshkodres demtojne fermat blegtorale

Te kthyer ne shtepite dhe pronat e tyre qe u perfshine nga permbytjet masive te dhejtorit banoret e komunes se Dajcit po perballen perdite me veshtiresi per kthimin ne jeten normale.
Permbytjet demtuan banesat por edhe fermat e tyre bujqesore dhe blegtorale te cilat jane burimi i tyre i vetem i jeteses. E gjithe baza ushqimore e bagetive u rrembye nga vershimi i ujrave dhe tani banoret ndeshen ne veshtiresi per te mbajtur gjalle bagetite qe i shpetuan permbytjes.
Kryetari i Komunes se Dajcit Arben Gjuraj thote se banoret kane nevoja te ngutshme per bazen ushqimore te bagetive dhe se per kete ata kane apeluar per ndihme. Ketij apeli vec te tjerash i eshte pergjigjur edhe Banka Intesa Sanpaolo nje nga me te medhat ne Shqiperi.
Jemi ne fshatin Shirgj ku po shperndahet nje sasi e bazes ushqimore qe ka ardhur ne mbeshtetje te fermereve. Per momentin ne fazen e tanishme te pas emergjences nevojat me te medha qe kerkohen nga fermeret jane ato per bazen ushqimore per bagetine pasi ajo eshte demtuar gjate permbytjeve
Per Drejtoreshen e Pergjithshme te Biznesit ne Banken Intesa Sanpaolo Adriana Sokolin zona e Nenshkodres eshte mbeshtetur dy here nga kjo banke per te kapercyer pasojat e permbytjeve masive te vitit te kaluar.
Kjo ndihme qe konsiston ne bazen ushqimore per bagetine ka nje vlere prej 35 mije eurosh. Ajo e qon ndihmen e bankes tone ne 85 mije euro per vitin 2010. Ne kemi angazhuar te gjithe burimt tona financiare dhe njerezore ne menyre qe ti gjindemi sa me prane komunitetit ku ne operojme.
Nderkohe drejt zones se Nenshkodres ku tashme ujrat jane larguar duke lene pas gjurmet e shumta te shkaterrimit vazhdojne te shkojne ndihma ushqimore dhe materiale ne perpjekje per te mbeshtetur rreth 50 mije banore te kesaj zone.