Grabitje serish te Raifaizen
Vjedhjet e bankave dhe objekteve te tjera jane shtuar dukshem gjate muajve te fundit. Pak pas mesdites se djeshme dy persona kane vjedhur rreth 800 mije leke ne sportelin e nje prej degeve te Raifaizen Bank. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen Ferit Xhajko ne Tirane, pak metra larg Stacionit te Trenit. Burimet policore bejne te ditur se grabitesit kane qene te maskuar. Njeri prej tyre ka hyre ne banke, duke rrembyer nen kercenimin e armes parate qe gjendeshin ne banak. Nderkohe, grabitesi tjeter ka pritur me nje motor pak metra larg deres. Ata jane larguar menjehere, fatmiresisht duke mos lenduar asnje prej klienteve dhe personelit te deges se Raifaizen. Oficeret e komisariatit numer 4 po hetojne per ngjarjen. Nderkohe, drejtues te Raifaizen thone se sistemi i alarmit ka funksionuar dhe vetem pas tre minutash forcat e policise jane afruar, por grabitesit ishin larguar. Vjedhja e mesdites te se premtes eshte e disata gjate javeve te fundit. Per te shmangur vjedhjet, mesohet se Drejtoria e Pergjithshme e Policise i ka derguar leter guvernatorit te Bankes se Shqiperise per te ndermjetesuar ne rritjen e masave te sigurise ne deget e bankave te nivelit te dyte.