E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, arrestohet 38-vjeçari i kërkuar për vrasje



Një person i kërkuar për vrasje nga drejtësia shqiptare është arrestuar ditën e djeshme në SHBA. Zyra e Interpol Tiranës në bashkëpunim me Interpol Uashingtonin dhe agjentët e ISE-s kanë bërë të mundur arrestimin e 38-vjeçarit Gramos Yzeiri, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim. Sipas burimeve zyrtare nga policia, arrestimi i këtij shtetasi është bërë në Teksas, ku ai udhëtonte me një dokument të falsifikuar me emrin Ardiatik Papa. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurimit arrest me burg për veprën penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim.

Në vitin 1998 shtetasi Gramoz Yzeiri në bashkëpunim me shtetasin Renato Sali kanë vrarë për motive hakmarrje shtetasin Xheladin Qelia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›