E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan në Gjirokastër ; Liberalizimi i vizave, pas 28 qershorit



Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan, vlerësoi dje se vendi ynë duhet të aplikojë për kandidat i BE-së vetëm pas zgjedhjeve të 28 qershorit të këtij viti. Deklarata e Lohan u bë në Gjirokastër, ku Lëvizja Evropiane në Shqipëri (EMA) në kuadër të projektit “Forcimi i Rrjetit të Qendrave të Informacionit të Bashkimit Evropian në Qytetet Universitare të Shqipërisë” mbështetur nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri, zhvilloi leksionin publik mbi Integrimin Evropian. Leksioni i cili u zhvillua në Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, u fokusua mbi “Procesin e Aderimit në Bashkimin Evropian: Nga aplikimi në anëtarësim”. Ambasadori i KE në Tiranë, Lohan, sugjeroi se Shqipëria duhet ta paraqesë kërkesën e saj, pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në vend. Ai pohoi: “Bashkimi Evropian, do ta shqyrtojë kërkesën e autoriteteve shqiptare për marrjen e vendit kandidat për anëtarësim në organizatë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit”. Në të njëjtin kontekst është shprehur ambasadori Lohan edhe për liberalizimin e vizave, duke u shprehur se do të ndodhë si proces pas 28 qershorit, pa përcaktuar një datë apo muaj konkret, nëse do të ndodhë në gjatë këtij viti apo në fillim të vitit 2010.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›