Andi Lila Te Tirana deri ne qershor pastaj... Dinamo e Bukureshtit
Andi Lila eshte thuajse nje lojtar i Dinamos se Bukureshtit. Lajmin e ka konfirmuar vete lojtari nje dite pasi eshte takuar edhe me presidentin e Tiranes Refik Halili. Po me ka kerkuar Dinamo e Bukureshtit. Ne fakt tratativat kane vijuar qe prej dhjete ditesh por vetem dy dite me pare u zyrtarizuan ne nje fare menyre edhe mes klubeve. Une kam folur me presidentin Halili dje pardje dhe kemi rene dakord qe te qendroj te Tirana te pakten deri ne fund te ketij sezoni kur edhe perfundon kontrata ime aktuale. Vendosem qe te mos prishej ky ekip deri ne fund pasi Tirana pretendon ende qe te jete ne vallen e titullit dhe te fitoje kupen ndaj edhe rame dakord qe une te rri tek kjo skuader deri ne fund te sezonit ka pohuar Lila. I pyetur per rinovimin e kontrates se tij lajm ky i konfirmuar para pak ditesh nga presidenti Halili mbrojtesi bardheblu ka pohuar se kjo gje nuk e pengonte qe ai te shkonte te Dinamo e Bukureshtit. Po presidenti Refik Halili me ka ofruar rinovimin e kontrates edhe per dy vjet te tjera por zyrtarizmi i saj nuk eshte bere ende. Ne kemi rene dakord qe te flasim serish per kete gje por ju siguroj se rinovimi nuk me pengon mua qe te largohem tek nje skuader tjeter jashte Shqiperise si ne rastin e Dinamos se Bukureshtit ka perfunduar Lila. Sipas vete lojtarit negociator per kalimin e tij ne Rumani eshte bere Sulejman Demollari.