E Diel, 1 Nëntor 2026

Diabeti, 4 herë të sëmurë më shumë se shifrat zyrtare

 

nertila maho

Analiza falas për të zbuluar sëmundjen e diabetit dhe një konferencë mbi sfidat e trajtimit të saj.Këto u zgjodhën në ditën botërore si mënyrat me efikase për të sensibilizuar popullatën. Në vendin tonë zyrtarisht raportohen rreth 30 mijë persona që vuajnë nga diabeti, por në fakt të dhënat e fundit flasin për 4 herë më shumë. Në Shqipëri, bazuar në të dhënat më të fundit të Atlasit te Federata ndërkombëtare e diabetit (IDF) prevalenca e diabetit është afërsisht 4.5%. Nga këta, afërsisht 1.5% është prevalenca e diabetit të diagnostikuar dhe afro 3% është prevalenca e rasteve që nuk njihen për diabet. Pra, në total bëhet fjalë për një numër diabetikësh që i kalon të 120 000”, sqaroi një nga organizatorët e konferencës për diabetin, mjeku endokrinolog Florian Toti. Sipas tij, ajo që vihet re në Shqipëri është mungesa e informacionit për shëndetin e tyre. “Diabeti bën pjesë tek sëmundjet që duhen parandaluar dhe jo kuruar sepse duhet të kalojnë 10 vjet që ai të bëhet i dukshëm dhe të japë efektet negative mbi organet e tjera. Prandaj njerëzit duhet të sensibilizohen dhe të kujdesen më shumë në marrjen e informacionit për shëndetin e tyre”, u shpreh Toti. Duke iu referuar sallonit të informacionit ku u kryhen edhe analiza falas Toti bëri me dije se ajo që u vu re ketë vit ishte një pjesëmarrje më aktive e njerëzve dhe një interesim më i madh. Gjatë gjithë ditës së premte rreth 1,000 persona u drejtuan në këtë panel për të marrë këshilla e informacione mbi sëmundjen.
Diabeti sot në botë prek afro 220 milionë persona dhe në rast se vazhdohet me këto shifra në vitin 2025 numri i tyre do të arrijë në 350 milionë. Çdo vit në botë zbulohen 7 milionë raste të reja me diabet. Diabetikët kanë një risk për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare 2-4 herë më të lartë krahasuar me personat jo diabetikë. Kanë një risk deri 10 herë më të lartë për amputim të anësive inferiore dhe diabeti është shkaku kryesor i verbimit në popullatën adulte në vendet në zhvillim. 

Historiku i ditës botërore

Katërmbëdhjetë nëntori është Dita Botërore e Diabetit, që festohet në mënyrë të organizuar që prej vitit 1991. 14 nëntori është datëlindja e Frederick Banting që së bashku me Best zbuluan insulinën në vitin 1921. Çdo vit ka një temë të caktuar. Tema për vitet 2009-2013 është “Parandalim dhe edukim”. Për vitin 2009, fokusi është vënë në moton “Të njihni diabetin dhe ta mbani nën kontroll. Që prej vitit 2006, Dita Botërore e Diabetit është një datë e njohur zyrtarisht nga OKB me një rezolutë të veçantë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›