E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bejonse merr çmimin për videon më të mirë në “Mtv Awards”



Këngëtarja amerikane Bejonse duket se përpiqet seriozisht të jetë e para në fushën e preferuar, këngën. Ajo ka marrë çmimin e videos së vitit në ceremoninë e Mtv Award me klipin “Single Ladies”. Ish-pjesëtarja e “Destiny’s Child” nuk ka zhgënjyer as këtë herë duke kurorëzuar një vit plot me suksese, si në karrierën muzikore ashtu edhe në atë kinematografike. Në ceremoninë e Mtv Award janë ndarë edhe shumë çmime të tjera.
Kështu, videoja më e mirë në kategorinë e femrave është ajo e T.I. me Rihana e titulluar “Live your life”. Nuk ka munguar çmimi as për Britni Spirs, e cila me “Womanizer” është vlerësuar si videoja më e mirë pop. Kategorinë për videon me të mirë rock e ka fituar grupi amerikan “Green Day” me “21 Guns”.

15 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›