Levis Hamilton ndahet nga e dashura Nikol Sherzinger
Një gabim në xhiron e fundit, ishte në pozicionin e 3 dhe ndërkohë gara në Monza u mbyll me zero pikë për Levis Hamilton. Ky shpërqëndrim vjen nga motive personale? Mundet të jetë kështu, pasi çifti më i njohur i Formula 1, i përbërë nga piloti anglez, 24 vjeçari dhe nga këngëtarja e grupit “Pussycat Doll”, Nikol Sherzinger, 31 vjeçe bënë të ditur lajmin e ndarjes. Motivi? Sipas “Sunday Mirror”, planet për të ardhmen të dy të dashuruarve, nuk ishin në të njëjtën linjë. Nikol deshi të martohej, të kishte familje dhe fëmijë, ndërsa Levis kërkon më shumë kohë për të shijuar rininë. E mrekullueshmja Nikol me origjinë hauaiane është në moshën perfekte për t’u “sistemuar”. Diferenca e moshës mes tyre luajti rol të rëndësishëm. Pas largësive për shkak të punës së tyre, erdhi edhe ndarja përfundimtare. Nikol tashëm ndihet pak keq, ajo donte të martohej me Levis, i cili për momentin nuk jep deklarata lidhur me këtë çëshjte.
15 Shtator 2009