Grada Prof. Dr. me diplomë false

Prej kohësh në vendin tonë janë shënuar raste të zbulimit të diplomave false ndërsa fenomeni ka hyrë dhe brenda sistemit universitar.
Sipas ekspertëve të krimit ekonomik në drejtorinë e përgjithshme të policisë raste të diplomave false janë konstatuar kryesisht në rrethet e vendit por ka pasur dhe në universitetin e Tiranës. Sipas tyre, dokumentet e rreme janë lëshuar dhe me ndihmën e zyrtarëve por në të gjitha rastet ato janë zbuluar.
"Kemi patur disa raste të falsifikimit të diplomave lëshuar ne emër të universitetit të Elbasanit, apo dhe të Shkodrës, apo dhe të Tiranës në ndonjë rast. Në shumicën e rasteve kanë qenë raste kur këto diploma janë tërësisht të falsifikuara. Pra, pasqyrojnë rrethanë të rremë që personi ka kryer një fakultet të caktuar. Ka patur raste që ka patur dhe implikime të personave të sistemit arsimor të cilët kanë lëshuar vërtetime dhe diploma që pasqyrojnë rrethana të rreme. Dhe këto raste janë penalizuar", tha Fran Rica, ekspert i krimit ekonomik, cituar nga “AS”.
1 vit më parë diploma të falsifikuara u identifikuan në universitetin e drejtësisë në Tiranë kur dy tregtarë dhe një përkthyes shisnin diploma të juridikut dhe fakultetit ekonomik kundrejt 7 mijë eurove. Të arrestuarit merrnin shumën e kërkuar nga njëri prej sekserëve dhe dy muaj pas pagesës, prodhonin një diplomë, e cila edhe pas verifikimeve në regjistra figuronte e vlefshme, pavarësisht se personat nuk ishin të regjistruar në fakultet.
Në atë kohë policia tha se pas verifikimeve të diplomave rezultonte se ajo e paligjshme ishte e njëjtë në format por e ndryshme në përmbajtje. Sipas ekspertëve cilado rrugë që zgjidhet, kërkon teknologji të përparuar kompjuterike për skanimin e diplomës dhe të njëjtin shkrim për zëvendësimin e emrit të personit. /Start/
2012-04-22 14:19