M. e Mbrojtjes sqaron ngjarjen e ndodhur në Skrapar

Komunikata zyrtare bën me dije se rreth orës 09.15 të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim dhe pas verifikimit ka rezultuar se shtetasi Fatos Dyrmishi, ka humbur jetën duke nxjerre skrap, të përfituar nga municione të mbetura që nga viti 1997 ose të mbetur gjatë asgjësimit të municioneve në këtë poligon.
“Sqarojmë se Grup-Depot në Bigas janë shpërthyer në ngjarjet e vitit 1997, ku krahas armatimeve dhe municioneve të tjera, ka patur edhe një depo me municione dhe armatim trofe të Luftës së Dytë Botërore. Ngjarja ka ndodhur jashtë territorit të repartit ushtarak.
Shtetasi Fatos Dyrmishi ishte banor i fshatit Koprenckë, fshat i cili ndodhet 4 km larg poligonit të Bigasit”, thekson reagimi. Poligoni i Bigasit është përdorur për asgjësim municioni që nga viti 2000, por me intensitet të plotë pas miratimit të tij si poligon kombëtar të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Distanca më e afërt e këtij poligoni nga qendrat e banuara është 1200 m.
“Ai është i kompletuar me sinjalistikën e nevojshme paralajmëruese dhe strukturat ushtarake të Brigadës Logjistike kanë zhvilluar mësime treguese, si dhe kanë informuar e sensibilizuar vazhdimisht komunitetin e kësaj zone, si dhe organet e pushtetit vendor dhe Policinë e Shtetit që operon në këtë rajon, me qëllim parandalimin dhe mos lejimin në mënyrë kategorike të çdo personi për t’u afruar dhe hyrë në rajonin ku është dislokuar ky poligon. Sqarojmë gjithashtu se, sipas procedurave të miratuara, poligoni ruhet para fillimit, gjatë procesit të operacionit të asgjësimit të municioneve, si dhe pas shpërthimit dhe kontrollit të zonës përreth, deri në 2 orë, kohë e mjaftueshme kjo për t’u siguruar se municionet janë shkatërruar dhe nuk mund të vetë plasin”, thuhet më tej.
Ministria e Mbrojtjes nënvizon se hetimet do të kryhen nga ekspertë përkatës për të zbardhur ngjarjen, teksa shton se poligoni i Bigasit është planifikuar të mbyllet brenda muajit gusht të 2012-ës, vit në të cilin Ministria e Mbrojtjes do të përfundojë plotësisht procesin e asgjësimit të municioneve me shpërthim në poligone të hapura. /Start/
2012-04-22 14:39