Grada e ushtarakëve, komisioni i karrierës përdor dy standarde
Ankesat e ushtarakëve mbërrijnë në zyrën e Avokatit të Popullit. Dobjani i kërkon Oketës informacion dhe ndëshkim për disa drejtues
Laureta Rryçi
Komisioni i karrierës për ushtarakët përdor dy standarde në vlerësimin e tyre. Të paktën kështu pretendon një nga ushtarakët që i është dashur ta heqë këtë padrejtësi në kurriz të tij si dhe disa të tjerë, të cilët janë duke u verifikuar nga institucioni i Dobjanit. Ndërsa ka humbur vendin e punës, ushtaraku Edmond Vila i është drejtuar Avokatit të Popullit për të shqyrtuar rastin e tij. Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, pas njohjes me ankesën ka kërkuar informacion në Ministrinë e Mbrojtjes për rastin në fjalë, mirëpo askush nuk u është përgjigjur kërkesave zyrtare të tij. Pas disa kohësh, Dobjani, nëpërmjet një kërkesë të dytë zyrtare, i kërkoi ministrit të ri të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, që t’i mundësojë informacionin e duhur. Por jo vetëm kaq. Për Dobjanin, Oketa duhet të marrë dhe disa masa disiplinore për të gjithë ata ushtarakë që nuk kanë kthyer përgjigje në kohë për kërkesën e tij. Gazeta “Albania” ka mundur ta sigurojë të plotën ankesën dhe po e boton në numrin e sotëm së bashku me kriteret që parashikon Ligji për Funksionet dhe Gradat e Ushtarakëve.
Rekomandimi
Pranë institucionit të Avokatit të Popullit Edmond Vila ka paraqitur një ankesë, e cila bazohet në pretendimin për shkeljen e së drejtës së tij për të bërë karrierë në Forcat e Armatosura. Ankuesi me cilësinë e ushtarakut thekson se thelbi i ankesës ka të bëjë me aplikimin e dy standardeve nga ana e komisionit të karrierës në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe gjithashtu nga ana e komisionit të shqyrtimit të ankesave në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ankuesi ka kërkuar ndërhyrjen e Avokatit të Popullit për sqarimin dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje. Me marrjen në shqyrtim të kësaj çështjeje Avokati i Popullit i ka kërkuar shpjegime dhe dhënie kopjesh të dokumenteve zyrtare Drejtorisë së Personel Organizimit pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe Qendrës së Personel Rekrutimit pranë Komandës Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes. Mirëpo edhe pse ka kaluar shumë kohë, në zyrën e Dobjanit nuk ka mbërritur asnjë informacion në lidhje me këtë çështje. Dobjani për herë të dytë i kërkoi ministrit Oketa që t’i dërgojë materialet në një kohë sa më të shpejtë. Në të njëjtën kohë Dobjani ka kërkuar që Oketa të marrë masa disiplinore ndaj personave përgjegjës që nuk kanë respektuar afatet për të kthyer përgjigje në kohë. “Kërkojmë marrjen e masave disiplinore administrative ndaj personave përgjegjës, të ngarkuar për dhënien e këtyre informacioneve të kërkuara, zotit Qemal Shkurti dhe drejtuesit së Qendrës së Personel Rekrutimit pranë Komandës Mbështetëse”.
Ankesa e ushtarakut
Ushtaraku, në letrën dërguar Avokatit të Popullit, ka shpjeguar se megjithëse i plotësonte më së miri kriteret ligjore për të marrë gradën “Nënkolonel”, ai nuk është trajtuar si i barabartë përpara ligjit, ashtu si dhe kolegët e tjerë dhe si rezultat i këtij diskriminimi është nxjerrë në rezervë, duke mbetur i papunë. Ankuesi ka referuar si praktika krahasuese për evidentimin e shkeljeve, rastin e trajtimit të ushtarakëve Tringa Arapi, Rajmonda Rrugji, Naim Danaj, Zihni Qazimi dhe rastin e Mehmet Bazajt. Po kështu ankuesi pretendon se kërkesa e tij për ankim ndaj vendimit të marrë nga ana e Komisionit të Karrierës drejtuar Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, nuk është administruar sipas rregullave në zyrën e sekretarisë së Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas ankuesit, për ketë gjë flet qartë mungesa e regjistrimit të kësaj kërkese në librin përkatës të protokollit. Mbi ketë bazë ankuesi ka shprehur habi në lidhje me mënyrën se si mund të jetë shqyrtuar kërkesa e tij prej komisionit të shqyrtimit të ankesave, kur ajo nuk ekziston e protokolluar në sekretarinë e Drejtorisë së Personelit.
Ushtarakët e forcave tokësore, për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit dhe të kualifikimit si më poshtë:
1. Oficerët:
a) togeri, për të fituar gradën e kapitenit, të ketë kryer kursin e komandantit të kompanisë, kursin e oficerit të shtabit të batalionit në Akademinë e Forcave Tokësore ose kurse të njësuara me to jashtë vendit;
b) kapiteni, për të fituar gradën e majorit, të ketë kryer kursin themelor të oficerit të shtabit në Akademinë e Mbrojtjes ose kurse të njësuara me të në akademitë ushtarake jashtë vendit;
c) majori, për të fituar gradën e nënkolonelit, të ketë kryer kursin e Shtabit të Përgjithshëm ose kursin e funksioneve në shtab në Akademinë e Mbrojtjes apo kurse të njësuara me to në akademitë ushtarake jashtë vendit;
ç) nënkoloneli, për të fituar gradën e kolonelit, të ketë kryer kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes ose kurse të njësuara me të në akademitë ushtarake jashtë vendit;
d) koloneli, për të fituar gradën gjeneral brigade, përveç kursit të Shtabit të Përgjithshëm të ketë kryer kursin e lartë në Kolegjin e Mbrojtjes ose një kurs jashtë shtetit të barasvlershëm me të, të ketë shërbyer në shërbimin aktiv jo më pak se 24 vjet dhe të ketë mbajtur gradën e kolonelit jo më pak se 4 vjet;
dh) gradimi në gjeneral major/gjeneral-lejtënant bëhet në bazë të aftësive profesionale, të vlerësuara nga komisioni i veçantë i karrierës.
2. Nënoficerët:
a) nëntetari, për të fituar gradën tetar, duhet të ketë kryer kursin e përgatitjes së përgjithshme për nivelin e komandantit të skuadrës në Akademinë e Nënoficerëve;
b) tetari, për të fituar gradën rreshter, duhet të ketë kryer kursin e përgatitjes së përgjithshme për nivelin e nënoficerit të togës në Akademinë e Nënoficerëve;
c) rreshteri, për të fituar gradën kapter, duhet të ketë kryer kursin e nënoficerit të shtabit të batalionit për sektorin ku do të shërbejë në shtab;
ç) kapteri, për të fituar gradën kryekapter, duhet të ketë kryer kursin e nënoficerit të shtabit të brigadës në Akademinë e Nënoficerëve për sektorin ku do të shërbejë.
3. Ushtarët:
a) rekruti, për të fituar gradën rekrut I, duhet të ketë kryer periudhën e plotë të përgatitjes së përgjithshme (përshtatje me jetën ushtarake) dhe atë individuale;
b) rekrut I, për të fituar gradën rekrut II, duhet të ketë kryer periudhën e plotë të kompaktësimit në togë;
c) rekruti, për të fituar gradën ushtar profesionist I, duhet të ketë kryer stërvitjen bazë;
ç) ushtari profesionist I, për të fituar gradën ushtar profesionist II, duhet të ketë kryer kursin e specialitetit.
Kurset e kryera jashtë vendit njësohen me ato të kryera brenda vendit me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Komisionet e karrierës janë:
a) Komisioni i Veçantë i Karrierës në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili vlerëson oficerët me gradë madhore;
b) Komisioni i Lartë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili vlerëson oficerët me gradë nga kapiten (kapiten lejtënant) deri te kolonel (kapiten i rangut I) dhe kapterët për gradën e kryekapterit;
c) Komisioni i Zakonshëm në Komandat e Forcave, Komandën e Stërvitjes dhe të Doktrinës, Komandën e Mbështetjes Logjistike dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për repartet e varësisë së drejtpërdrejtë, i cili vlerëson oficerët me gradë nëntoger, toger (nënlejtënant, lejtënant) dhe nënoficerët nga nëntetar deri në rreshter.
Përbërja e komisioneve të karrierës është si më poshtë:
a) Komisioni i veçantë i karrierës përbëhet nga:
- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm kryetar,
- një gjeneral major anëtar,
- tre gjeneralë brigade të specialiteteve të ndryshme anëtarë.
Komisioni i veçantë i karrierës mblidhet me kërkesë të Ministrit të Mbrojtjes për të vlerësuar dhe rekomanduar gradimin e oficerëve në grada madhore;
b) Komisioni i lartë i karrierës përbëhet nga:
- një gjeneral major, në raste të veçanta, gjeneral brigade kryetar,
- tre gjeneralë brigade të specialiteteve të ndryshme anëtarë,
- tre kolonelë (kapiten i rangut I) të specialiteteve të ndryshme anëtarë.
Komisioni i lartë i karrierës mblidhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes për të vlerësuar dhe propozuar për gradim ushtarakët nga kapiten deri te kolonel dhe kapterët, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në këtë ligj.
Komisioni i lartë i karrierës mblidhet sipas afateve të përcaktuara në urdhrin e ministrit të Mbrojtjes;
c) Komisioni i zakonshëm i karrierës përbëhet nga:
- një gjeneral brigade kryetar,
- gjashtë kolonelë (kapiten i rangut I) të specialiteteve të ndryshme anëtarë;
Komisioni i zakonshëm i karrierës mblidhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes për të vlerësuar dhe propozuar për gradim nëntogerët, togerët dhe nënoficerët e karrierës, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në këtë ligj.
Komisioni i zakonshëm i karrierës mblidhet sipas afateve të përcaktuara në urdhrin e ministrit të Mbrojtjes.
5. Funksionimi, detyrat dhe të drejtat e komisioneve të karrierës përcaktohen me rregullore të miratuara nga ministri i Mbrojtjes.
Nuk bëjnë pjesë në komisionet e karrierës:
- Ministri dhe zëvendësministri i Mbrojtjes;
- Sekretari i Përgjithshëm;
- Shefi i kabinetit apo këshilltari ushtarak i ministrit të Mbrojtjes;
- Këshilltari ushtarak i Presidentit të Republikës;
- Këshilltari ushtarak i kryeministrit;
- Oficerët e shërbimeve informative.
20 Qershor 2008