Pesë hapat për plotësimin e formularit A2
Shpallet formulari A2, plotësimi deri më 9 korrik 2008. MASH-i, maturantëve: “Prisni rezultatet e provimeve para se ta plotësoni”
Jonida Tashi
Ministria e Arsimit ka shpërndarë në Drejtoritë Arsimore formularët A2. Sipas udhëzimit të kësaj ministrie, maturantët do të kenë afat deri në datën 9 korrik për ta plotësuar këtë formular. Edhe këtë vit maturantët do të zgjedhin 10 programet e studimit, të renditura sipas preferencave. MASH-i këshillon të gjithë maturantët që të presin shpalljen e rezultateve të provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë para se ta plotësojnë këtë formular, për të zgjedhur 10 programet e preferuara në bazë të pikëve të grumbulluara. Ashtu si edhe një vit më parë, Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) do të realizojë përcaktimin e fituesve bazuar në sistemin Meritë–Preferencë, sipas të cilit: Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme dhe të provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërsa parimi i preferencës, që përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre. Lista e degëve zë pjesën më të madhe të formularit A2. Nxënësit duhet ta lexojnë me shumë kujdes këtë listë për të gjetur degët që preferojnë. Të gjitha këto degë të fakulteteve publike gjenden të listuara në formularin A2, i cili është i vlefshëm për përzgjedhjen e degëve të preferuara ku maturanti dëshiron të studiojë. Maturantët, gjithashtu, duhet të informohen se disa nga degët e universiteteve ndodhen në filiale jashtë qytetit të Tiranës, siç është rasti i Degës së Turizmit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, por që ndodhet në Sarandë etj.
Plotësimi
Me anën e formularit A2 merren të dhënat për notën mesatare të shkollës së mesme të maturantit dhe 10 preferencat e tij për programet e studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë. Për të marrë formularin A2 nxënësi duhet të ketë kryer pagesën prej 2 mijë lekësh në një bankë, ose në Postën Shqiptare dhe të paraqesë faturën e pagesës së kryer. Hapi i parë në plotësimin e këtij formulari është që maturantët mund ta fotokopjojnë këtë formular për t’u praktikuar, por duhet të dorëzojnë formularin origjinal të plotësuar. Ata duhet të lexojnë me kujdes udhëzimin për plotësimin e formularit A2. Në hapin e dytë, fillimisht mësuesi kujdestar, bashkë me maturantin, plotësojnë mesataren e shkollës së mesme me numra dhe me fjalë. Në hapin e tretë, pasi është vendosur për programet e studimit të preferuara dhe renditjen e tyre, plotësohet kodi i programit të studimit për secilën preferencë, nga preferenca 1 deri në preferencën 10. Pas kësaj, në hapin e katërt, në kuadratin pranë programit të studimit, do të vendosni numrin e preferencës. Kodi i programit të studimit, i shënuar te tabela e preferencave, duhet të jetë i njëjtë me atë ku është shënuar numri i preferencës përkatëse. Për shembull, nëse në preferencën 1 është shënuar programi i studimit 015, atëherë në kuadratin pranë programit të studimit 015 duhet të shënohet numri 1. Hapi pestë, që është jo vetëm i fundit, por edhe më i rëndësishmi, maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës duhet të plotësojnë emrin, mbiemrin dhe të firmosin formularin A2.
Preferencat
Para se të rendisni preferencat duhet të bëni një llogaritje të përafërt të pikëve që keni grumbulluar nga rezultatet e mesatares së shkollës së mesme dhe provimeve të detyruara Gjuhë-Letërsi dhe Matematikë. Pas kësaj konsultoni te Guida e Maturës Shtetërore 2008 pikët minimale për çdo program studimi që kanë bërë fitues, kandidatët e një viti më parë. Në këtë moment ju do të keni një ide se çfarë programesh studimi duhet të zgjidhni brenda 10 të mundshmeve. Pas kësaj formoni një listë, ku programet e studimit i rendisni jo vetëm sipas preferencave, por edhe sipas mundësisë që ju keni për të fituar në këto preferenca. Pra, e para (programi i parë) do të jetë dega që preferoni më shumë, dhe e dyta, ajo që preferoni, nëse nuk do të fitoni në preferencën e parë, e kështu me radhë deri te preferenca 10. Sipas MASH-it, është e detyrueshme që të mbushen të dhjeta kutitë e preferencave, ndryshe formulari quhet i pavlefshëm. Nëse nuk keni 10 preferenca, kutitë mund t’i plotësoni me tre zero (0).
Anglishtja
Maturantët që do të japin si lëndë me zgjedhje Anglishten, do të kenë më shumë mundësi për t’u shpallur fitues për në universitet. Kjo për arsye se të gjitha degët e fakulteteve publike, përveç lëndëve të profilit të tyre, kanë koeficientuar me 1.3 edhe lëndën e Anglishtes. Për shembull, Letërsia, përveç lëndëve të tjera shoqërore, ka koeficientuar edhe Anglishten me 1.3, ndërsa lëndët natyrore me 1.0. Matematika, edhe pse degë natyrore, ka koeficientuar edhe anglishten me 1.3, ndërsa lëndët shoqërore me 1.0. Kjo do të thotë se kandidatët që përzgjedhin Anglishten si lëndë me zgjedhje, nëse dalin me rezultate të mira në këtë lëndë, kanë mundësi që rezultati i tyre të koeficientohet me 1.3, duke arritur kështu një pikavarazh më të lartë. Matura Shtetërore përbëhet nga katër provime: dy të detyruara dhe dy me zgjedhje. Dy provimet me zgjedhje zhvillohen në të njëjtën ditë.
Pikët që të kualifikojnë për në shkollë të lartë përbëhen nga pesë komponentë, që janë:
Mesatarja e shkollës së mesme 20 për qind
Provimi i parë i detyruar (D1, Gjuhë-Letërsi) 20 për qind
Provimi i dytë i detyruar (D2, Matematikë) 20 për qind
Provimi i parë me zgjedhje 20 për qind
Provimi i dytë me zgjedhje 20 për qind
Të dhëna:
9 korrik është afati i fundit për dorëzimin e formularit A2
10 korrik është data e zhvillimit të provimeve me zgjedhje
10 preferenca duhet të renditen në formularin A2
2 provimet me zgjedhje zhvillohen në të njëjtën ditë
2 mijë lekë është tarifa për marrjen e formularit
200 degë janë të listuara në këtë formular
1.3 është koeficienti i Anglishtes si lëndë me zgjedhje
9 janë lëndët me zgjedhje për të ndjekur studimet e larta
Nëntë lëndët me zgjedhje
Fizikë
Kimi
Biologji
Histori
Gjeografi
Njohuri për shoqërinë
Filozofi+Hyrje në Ekonomi
Anglisht
Frëngjisht
20 Qershor 2008