E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi: “Braçe mashtron, nuk është falsifikuar asgjë”



Zyra e Shtypit e Kuvendit i ka cilësuar shpifje dhe mashtrime deklaratat e deputetit të PS-së, Erion Braçe, i cili ka thënë se është falsifikuar procesverbali i seancës plenare të datës 16 qershor 2008 për votimin e dekreteve të Presidentit Topi.
“Saktësojmë se zbardhja e procesverbalit është një procedurë teknike, e cila merr formën e dokumentit parlamentar pas miratimit në seancë plenare të vërejtjeve të deputetëve, nëse ka.
Pretendimi se ky procesverbal mban firmën e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, është një trillim, pasi siç sqaruam më lart, kjo procedurë kryhet pas aprovimit nga ana e deputetëve në seancë plenare”, - thuhet në njoftimin e Zyrës së Shtypit të Kuvendit të Shqipërisë.

20 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›