E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku turistik i Butrintit me rruge te re

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës që të çon në parkun turistik të Butrintit dhe të gjithë vizitorët do të arrijnë në një nga destinacionet më të bukura turistike nëpërmjet një rrugë të re dhe parametrave bashkëkohore, rrugës Kanali i Cukës-Butrint.  Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi gjatë inspektimeve të punimeve tha se kjo rrugë është pjesë e një pakete të gjerë investimesh që qeveria shqiptare ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit në Sarandë, për t’i dhënë këtij destinacioni të rëndësishëm të gjithë infrastrukturën e duhur.
Rruga Kanali i Cukës- Butrint është 14 km e gjatë dhe financohet nga buxheti i shtetit në një vlerë prej 1.1 miliardë lekë dhe lidh qytetin e Sarandës, Ksamilin dhe Parkun Arkeologjik të Butrintit. 
Ministri i Punëve Publike përmendi edhe rrugët që lidhin Sarandën me Vlorën dhe Konispolin, rrugën Karrdhiq-Delvinë, në ndërtim e sipër, rrugën hyrëse të Sarandës, investimet e planifikuara për ujrat e zeza dhe landfillin e mbetjeve urbane, portin tregtar të Limjonit dhe kalatën e e re të Anijeve Cruiz në Portin e Sarandës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›