Inter, fantazisti vjen pas Superkupës së Italisë
Në këto momente, fati i Dekos, Van der Vart dhe Shnajder është i njëjtë: të tre futbollistët janë në pritje të ofertave nga Interi. Drejtuesi i stolit zikaltër, Hoze Murinjo, kërkon edhe një fantazist për të plotësuar kontingjentin e skuadrës. Por, dëshira e trajnerit luzitan do të plotësohet pas finales së Superkupës së Italisë, që do të luhet më 8 gusht në Pekin. Deko është alternativa e preferuar: fati i portugezit lidhet nga transferimi i Pirlos te Çelsi. Blutë pretendojnë 5 milionë euro, shifër e cilësuar e lartë nga italianët. Ndërkohë, mbahet nën vëzhgim edhe situata në "supermarketin" Real, për Shnajder e Van der Vart.