“Lila” bën “lesh arapi” FSHF-nëGjithçka ka të bëjë me vendimet kontradiktore në lidhje me pezullimin e mbrojtësit të Tiranës, Andi Lila nga Komisioni i Disiplines dhe ai i Apelit

Rrjetet sociale:
Federata Shqiptare e Futbollit është mbërthyer në një ngërç të pa dëgjuar ndonjëherë e që ka marrë përmasat e një skandali sa mediatik aq dhe instititucional.
Shkurt e qartë. Gjithçka ka të bëjë me vendimet kontradiktore në lidhje me pezullimin e mbrojtësit të Tiranës, Andi Lila.
Futbollisti i 24-herë kampioneve u ndëshkua fillimisht me pesë ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës, e pak ditë më pas, edhe Komisioni i Apelit la në fuqi masën e marrë nga Disiplinori.
Me një vendim të dytë, Apeli ia lehtësoi Lilës masën nga pesë në tre ndeshje, duke i dhënë mundësinë lojtarit të ishte në dispozicion të trajnerit Alban Tafaj për derbin kundër Dinamos (luhet këtë të diel).
Pikërisht kjo masë lehtësuese e Apelit provokoi edhe zemërimin e Dinamos, që nga ana e saj iu drejtua Federatës për të sqaruar vendimin e Komisionit në varësi të saj.
Dhe këtu ndodh çudia.
FSHF-ja me një vendim të brendshëm pezullon vendimin e dytë të Apelit, duke e lënë çështjen “Lila” në dorë të Komitetit Ekzekutiv. Mbrojtesi Lila he per he nuk do te luaje ndeshjen kunder Dinamos.
Në fakt, askush deri më sot nuk e ka kuptuar se përse në FSHF ndodhin gjithmonë e më shpesh “lojëra” të tilla.
Gjithsesi, një gjë është e qartë çështja “Lila” nuk do të jetë e fundit.
Është provuar disa herë
Forum: Përse ndodhin gjëra të tilla në FSHF? Për paaftësinë e drejtuesve, ka një klan të caktuar në federatë apo është një gjë normale në punën e përditshme të saj. Diskuto në Albania-sport
Numri i klikimeve - 81
E Premte, 16 Tetor 2009