E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramozi barazon me Kastriotin,përfiton Laçi në Gjirokastër

 

Java e katërmbëdhjetë e Kategorisë së Parë ka luajtur pjesën që më të madhe të ndeshjeve të saj. Trajneri i Dajtit, Daiu provokon vendasit e Sopotit në Librazhd. Qetëson tekniku i librazhdasve, Besnik Kola. Gramozi barazon me Kastriotin, përfiton Laçi nga fitorja në transfertë me Luftëtarin. Ka mbetur për t’u luajtur Pogradeci – Skënderbeu, në fushën asnjanëse të Librazhdit, e cila është kontestuar fort nga korçarët. Madje skuadra e Rrapos, edhe për cilësi në lojë, ka kërkuar stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”. Në fund, Federata Shqiptare e Futbollit, edhe kur në Librazhd dje është luajtur në një terren të rënduar e të vështirë, ka marrë vendimin që Pogradeci – Skënderbeu të luhet në Elbasan. Sa i përket ndeshjeve të tjera, Gramozi ka barazuar me Kastriotin në shtëpi, kur Ziambo nuk i ka lënë kolonjarët që të shijojnë fitoren e tyre të radhës në Ersekë. Skuadra e Qirjakos ka vuajtur dhe mungesat, kur nuk kanë luajtur Martins, Dos Santos. Dhe nga ky hap fals i Gramozit ka përfituar Laçi, i cili ka fituar në transfertë me Luftëtarin, në Tepelenë. Skuadra e Edi Martinit duket se i ka bërë mirë llogaritë dhe kështu është tani në vendin e dytë në renditje, duke qenë pretendente serioze për në kategorinë superiore. Kuptohet së bashku me Laçin. Bën përshtypje fitorja në transfertë e Tërbunit me Naftëtarin, por dhe fitoret e Turbinës me Burrelin dhe e Adës me Burrelin, apo dhe e Besëlidhjes me Skraparin. Por barazimi në Librazhd mes Sopotin e Dajtit, 0-0, ka shkaktuar trazira. Sepse trajneri i Dajtit, Përparim Daiu, ka provokuar librazhdasit në fund të takimit. Ka qetësuar gjithçka trajneri i Sopotit, Besnik Kola, e gjithçka është mbyllur paq. Përfundimisht Skënderbeu ka shansin sot të shkëputet përsëri, kurse Laçi është në vendin e dytë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›