E Diel, 1 Nëntor 2026

Nudo në çantë, Karla Bruni do 125 mijë euro

 

Zonja e parë franceze, Karla Bruni, ka hedhur në gjyq kompaninë e prodhimit të çantave “Pardon”, e cila ka nxjerrë në shitje në ishullin francez, Reunion një çantë që paraqet edhe një foto të saj nudo. Kështu ish-modelja, ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu dhe për më tepër një dëmshpërblim prej 125 mijë euro. Sipas Brunit, paratë që ajo do të marrë nga kompania e çantave do të shkojnë për bamirësi. “Ajo çantë është përfitim i imazhit të zonjës Sarkozi”, ka deklaruar avokati i saj. Me sa duket Brunit i ka ardhur më shumë keq për çmimin, që i kishin vendosur çantës me imazhin e saj, e cila ishte shitur në fillim të muajit për vetëm 3 euro, ose i jepej dhuratë klientëve, që blinin më shumë se pesë euro mall. Imazhi i paraqitur në çantë, ishte kopje e një fotoje në bardh e zi që Michel Comte i kishte bërë Karla Brunit në vitin 1993 dhe që është shitur për një çmim rekord në ankandin e Londrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›