Vidhet statuja e gruas me perçe
Një statujë polemikash në Vjenë, e quajtur bukuri turke, është vjedhur nga dy të panjohur. Statuja tregon në madhësinë natyrale një grua tërësisht nudo me fytyrën e mbuluar nga një perçe. Ajo është realizuar nga artisti gjerman, Olaf Metzel dhe ndodhej në sheshin Karlsplatz, në Vjenë. Telekamerat e sigurisë, të instaluara në një pallat pranë statujës së bronztë i kanë regjistruar dy hajdutët dhe policia është vënë në ndjekje të tyre. “Unë e kisha paralajmëruar komunën e Vjenës dhe pronarin statujës rreth natyrës provokuese të veprës dhe se fakti i vetëm i emrit të saj ka provokuar irritim tek turqit”, tha ambasadori i Ankarasë në kryeqytetin austriak, Selim Yesel. Gruaja ishte e mbuluar me turban, veli tradicional islamik turk, përdorimi i të cilit është në qendër të polemikave në Turqi. “Unë i kisha thënë gjithashtu autoriteteve austriake, se statuja është fyese për turqit, pasi fyen popullin e tyre dhe se çështja e velit nuk mund të konsiderohet në kuadrin e ekspresionit të lirisë”, shtoi diplomati turk.