E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu "fut ne muze" ApoloninëNjë sukses personal edhe i trajnerit të Skënderbeut, Gerti Haxhiu, i cili sezonin e kaluar drejtonte Apoloninë.

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Skënderbeu edhe pse humbi 2-1 me Apoloninë në Fier ia doli të kualifikohet për herë të 23-të në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, falë fitores 1-0 të arritur dy javë më parë në Korçë (gol i Jorgo Çipit), pra më gol në fushën kundërshtare, në një takim ku u dhanë tre kartonë të të kuq. Një sukses personal edhe i trajnerit të Skënderbeut, Gerti Haxhiu, i cili sezonin e kaluar drejtonte Apoloninë.

NDESHJA
Në një terren tërësisht jashtë “përdorimit” ishte Skënderbeu që shënoi i pari me anë të Erlis Frashërit në minutën e 14-të, duke e çuar rezultatin e përgjitshëm në 0-2 për korçarët. Boshnaku Sead Haxhibuliç shënoi për Apoloninë në minutën e 26-të, por kapiteni Marenglen Shoshi u largua me karton të kuq në minutën e 44-t, pasi shkaktoi faull si lojtari i fundit. Në minutën e 69-të Jorgo Çipi i Skënderbeut u ndëshkua me karton të kuq, duke barazuar lojtarët në fushë, por në minutën e 78-të ishte radha e Elvis Krajës për “ujqërirt e dëborës” të ndeshkohej me karton të kuq. Sead Haxhibuliç shënoi golin e dytë me penallti në minutën e 81-të, por që rezultoi i pamjaftueshëm. Skuadra e Skënderbeut pati shpesh herë aneksa kundër gjyqtarit Melis Dervishi.

KUALIFIKIMET
Duke përfshirë edhe kualifikiminm gjatë këtij edicioni, raporti i kualifikimeve është 4-1 për Skënderbeun.

RRUGA
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Gramozi eliminoi Luftëtarin pas dy fitoreve: 3-1 në Gjirokastër dhe 4-1 në Ersekë, Në turin e dytë eliminoi Apoloninë: fitoi 1-0 në Korçë dhe humbi 2-1 në Fier, duke u kualifikuar me gol në fushën kundërshtare. Në turin e tretë Skëndërbeu do të përballet me Vllazninë. Takimi i parë do të luhet në Korçë, më  3 shkurt 2010, ndërsa ai i kthimit më 17 shkurt në Shkodër.

Apolonia-Skënderbeu  2-1 (0-1)
Sead Haxhibuliç 26’, 81’ (11-m) / Frasheri 14’
Kartonë të kuq: Shoshi 44’/ Cipi 69’, Kraja 78’
Rezultati i përgjithshëm: 2-2
Kualifikohet:  Skënderbeu
 

SKËNDERBEU

Pjesëmarrëse:        në 54 edicione
Në çerekfinale:      23 herë
Në gjysmëfinale:           7 herë
Në finale:           3 herë
Fituese:             0 herë
Finale të humbura:   3 herë
 

NDESHJET E KTHIMIT
DATE 09.12.2009

GRUPI  A

Tirana-Lushnja       2-1 (2-2)
Ahmataj 22’, Sina 82’/ Arbëri 92’
Rezultati i përgjithshëm: 4-3
Kualifikohet: Tirana

 
Dinamo-Bylis         3-0 (0-1)
Muça 21’, Bakaj 86’, Soza 88’
Karton i kuq: Putincani 70’
Rezultati i përgjithshëm: 3-1
Kualifikohet: Dinamo

 
Shkumbini-Kastrioti  1-0 (1-1)
Capja 5’
Karton i kuq: 54’ Hoxha
Rezultati i përgjithshëm: 2-1
Kualifikohet: Shkumbini
 

Besa-Laci            1-1  (0-1)
Cikalleshi 29’/ Veliaj 57’
Rezultati i përgjithshëm: 2-1
Kualifikohet: Besa

 

TURI I TRETË I KUPËS
Besa-Tirana
Shkumbini-Dinamo
3 dhe 17 shkurt 2009
 

GRUPI  B
 
Vllaznia-Kamza       2-2  (3-1)
Bala 20’, Bala 43’/ Ndoni 82’, Blloku 85’
Rezultati i përgjithshëm: 5-3
Kualifikohet: Vllaznia

 
Teuta-Partizani      2-0  (1-1)
Mile 32’, Muçollari 44’
Karton i kuq: Sheta 16’
Rezultati i përgjithshëm: 3-2
Kualifikohet: Teuta

Flamurtari-Gramozi   1-1  (0-1)
Djukiç 40,  / Bajollari 30’
Karton i kuq: Lena 75’
Mema humbet penallti në minutën e 85-të, pret portieri Koçi
Rezultati i përgjithshëm: 1-2
Kualifikohet: Gramozi

 
Apolonia-Skënderbeu  2-1 (0-1)
Sead Haxhibuliç 26’, 81’ (11-m) / Frasheri 14’
Kartonë të kuq: Shoshi 44’/ Cipi 69’, Kraja 78’
Rezultati i përgjithshëm: 2-2
Kualifikohet:  Skënderbeu
 
TURI I TRETË I KUPËS
Skënderbeu- Vllaznia
Gramozi- Teuta
3 dhe 17 shkurt 2009

Numri i klikimeve - 12
  E Enjte, 10 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›