E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramozi humbet ndeshjen ndaj Skënderbeut e tifozët

TIRANë.- Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi sot që t’ia japë fitoren e ndeshjes Gramozi – Skënderbeu, të ndërprerë të shtunën e kaluar, skuadrës korçare me rezultatin 2-0.

Ndeshja e vlefshme për javën e 25-të të Superligës u ndërpre në minutën e 76-të, si pasojë e hedhjeve të sendeve të forta në fushë, gjë që detyroi arbitrin Artan Taullahu të ndërpriste përfundimisht takimin.
Por skuadra kolonjare e Gramozit, përveç humbjes, duhet të luajë edhe 4 takime në fushën e saj pa tifozë, gjë që është një minus i madh për ekipin që aktualisht ndodhet në fundin e renditjes së Superligës me 22 pikë.

Ndërkohë, skuadra e Skënderbeut pas kësaj fitoreje në tavolinë arrin kuotën e 30 pikëve, po aq sa Kastrioti dhe Flamurtari, megjithëse renditet ende e 11-ta si pasojë e golaverazhit më të dobët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›