Zgjedhjet, PES: Në hetim të përfshihen dhe ndërkombëtarët
SARAJEVE- Presidenti i partisë Europiane socialiste propozon një komisioni hetimor te perbashket me nderkombetaret, për të bërë transparencën dhe zbardhjen e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
Kryetari i PS, Edi Rama dhe delegacioni i PS që e shoqëron ndodhen në Sarajevë të ftuar në konferencën "Shoqëritë progresive në Ballkan” .
Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e PES Poul Nyrup Rasmussen. Pas takimit presidenti i PES Rasmussen është shprehur për mediat se mbështet PS në kërkesën për transparencë të plotë të zgjedhjeve dhe propozon krijimin e një komisioni hetimor të pavarur i përbërë nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
“Më lejoni të shprehem qartë. Unë dua të mbështes Partinë Socialiste Shqiptare në kërkesën e saj për të pasur transparencë dhe zbardhjen e plotë të zgjedhjeve të fundit. Kjo është arsyeja përse sot i kam thënë zotit Edi Rama se unë po u bashkohem përpjekjeve për të arritur transparencë të plotë, se edhe unë do të doja t’i shprehja dëshirën time për ngritjen e një Komisioni Hetimor, një komision hetimor të pavarur, i cili të negociohet dhe të pranohet edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Komision i cili mund të përbëhet nga shqiptarë, por edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë të pavarur, ç’ka do të garantonte se ky komision hetimor do të shqyrtonte cdo pikëpyetje, dyshim apo cështje të tjera mbi zgjedhjet e fundit. Transparencë e plotë, Komision Hetimor, le ta mbarojmë këtë punë.”
Citohet të ketë thënë për mediat presidenti i PES, Rasmusen. Deklarata është shpërndarë për mediat shqiptare nga selia rozë në Tiranë.
Parlamenti shqiptar miratoi pak ditë më parë vetëm me votat e maxhorancës një komision hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. PS kundërshton komisionin hetimor.
(s.g/balkanWeb)