Skënderbeu, prova e “zjarrit” quhet Kastrioti

www.albania-sport.com - Pas pesë fitoreve rresht (përfshirë dhe atë ndaj Gramozit që do të jepet në tavolinë), Skënderbeu do të përballet me Kastriotin në transfertën e vështirë të Krujës, pikërisht ndaj një skuadre që ashtu si korçarët lufton për mbijetesë.
Dy skuadrat ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh (nga 30), së bashku edhe me Flamurtarin, që nga ana e tij do të presë Dinamon kryesuese në Vlorë.
Trajneri i tretë sezonal i Skënderbeut, Mirel Josa, e vlerëson takimin me Kastriotin si vendimtar, nisur dhe nga fakti, se krutanëve fitorja ndaj Dinamos në Tiranë u iku nga dora vetëm në minutën e 93-të, kur argjentinasi Timpanaro barazoi për blutë.
Josa: “Shkojmë për pikë në Krujë. E vlerësoj kundërshtarin për aftësitë e tij, por në këtë transfertë të dytë që vjen pas asaj të Gramozit, kërkoj pikë”.
Në tre transfertat e fundit në kampionat nën drejtimin e Mirel Josës, Skënderbeu ka humbur me Vllazninë (3-2) në Shkodër dhe ka fituar me Besën (2-1) në Kavajë dhe me Gramozin (1-0) në Ersekë, në ndeshjen e ndërprerë në minutën e 75-të.
Skënderbeu, që financohet nga një lob i fuqishëm financiar, është duke bërë një pjesë të dytë të sezonit të shkëlqyer, aq sa nëse në 19 javët e para kishte mundur të grumbullonte vetëm 15 pikë (3 fitore, 6 barazime, 10 humbje), në 6 javët e tjera (20-25) ka grumbulluar 15 pikë (5 fitore, 0 barazime, 1 humbje).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili