E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, abuzoi me të miturin, në pranga 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gramshit ku 36-vjeçari Alfons Selmani është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 12-vjeçarin me inicialet A.Ç. Kanë qënë familjarët e të miturit ata të cilët kanë denoncuar në polici 36-vjeçarin.
 

Menjëherë pas marrjes së denoncimit blutë e Gramshit kanë arrestuar 36-vjeçarin me akuzën për marrëdhënie homoseksuale me një të mitur.

Ndërkohë materialet në ngarkim të 36-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›