Gramsh, arrestohet 40-vjeçari, terrorizonte fshatin me armë zjarri
GRAMSH – Policia e Gramshit arrestoi në orët e para të mëngjesit një 40-vjeçar nga fshati Skënderbegas, i cili terrorizonte banorët me armë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u konfirmua fakti se shtetasi Lulzim Zeneli dispononte disa armë pa leje, me të cilat terrorizonte banorët e fshatit.
Pas kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një pistolete si dhe rreth 200 copë fishekë automatiku dhe pistolete.
40-vjeçari u shoqërua në komisariat, ndërkohë që pritet të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes me armë.
(er.nu/BalkanWeb)