E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, arrestohet zjarrvënësi i pyllit

Në orët e vona të një nate më parë 32 vjeçari, ka shkuar në pyllin afër banesës së tij në fshatin Skëndërbegas të rrethit të Gramshit dhe pasi i ka hedhur benxinë, i ka vënë zjarrin duke djegur 2 hektarë me pisha si dhe 3 hektarë me shkurre.

Ndërkaq flakët e zjarrit janë shuar mëngjesin e sotëm nga efektiva të zjarrfikëses të cilët edhe pse në terren të vështirë për më shumë se tre orë kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

32 vjeçari e ka vënë zjarrin me qëllim shfrytëzimin e tokës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë frutore./Start/

                                                                                             2012-08-26 16:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›