E Diel, 1 Nëntor 2026

Në shtator hapet mbikalimi i ri i Vorës

Ky projekt me një vlerë 5.8 milion Euro financohet nga fondi i Kuvajtit dhe përfshin ndër të tjera ndërtimin e 4 km rrugë paralele me autostradën Tiranë –Durrës, përkatësisht me dy korsi dhe me të gjithë infrastrukturën përkatëse, ndërtimin e katër rreth rrotullimeve si dhe ndërtimin e rrugës urbane në hyrje të qytetit të Vorës duke mundësuar në këtë mënyrë hyrje-daljen e trafikut urban dhe ndërqytetës të Vorës përmes këtyre nyjeve dhe rrugëve paralele.

Gjatë inspektimit të punimeve në mbikalimin e ri të Vorës ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi tha se punimet janë shallëzuar duke u bërë fillimisht rampa që shkon nga Tirana drejt Durrësit dhe tashmë rampa që vjen nga Durrësi drejt Tiranës dhe më pas do të bëhet triplikimi i kësaj në një gjerësi të re që do ta çojë rrugën në 37 m, me tre korsi në secilin krahë plus një korsi emergjence për të dy krahët.

“Praktikisht këtu po zhvillohen punimet e asfaltit në rampën e mbigritjes së autostradës e cila rritet në një kuotë prej 6.20 m për të bërë të mundur nënkalimin e të gjithë trafikut anësor që do të vij nga dhe drejt qytetit të Vorës dhe që do të bëj edhe lidhjen me rrugën e vjetër nga Vora drejt Maminasit dhe Shijakut. Kompania Alb-building dhe Copri po punojnë kryesisht gjatë natës, dhe unë i falenderoj për këtë, për mos të krijuar kompikacione me trafikun e stinës së verës, duke pasur parasysh që kjo është një nyje kyce në aksin kryesor rrugor kombëtar Tiranë –Durrës, ku është e përqendruar shumica e popullatës, shumica e biznesit dhe shumica e fluksit turistik. Besoj se në javën e parë të nëntorit ky mbikalimim i autostradës do të jetë i gatshëm me të gjithë komponentët e vet ndërkohë që trafiku për makinat do të hapet në ditët e para të muajt shtator. Më pas do të punohet me rreth rrotullimin dhe rrugët anësore që lidhen me qytetin e Vorës”, tha Olldashi. /Start/

                                                                                             2012-08-27 09:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›