E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, goditet banda e frikshme e grabitësve me armë

Në pranga ranë shtetasit Nardi Ismet Idrizi, Joni Ismet Idrizi, Mario Maliq  Metaj, dhe Armando Izet Likaj, të gjithë banues në Vlorë. Kujtojmë se dy vëllezërit Idrizi, kanë vëlla gjithashtu, Leonard Idrizin, i njohur si krahu i djathtë i Zani Çaushit, i cili mbeti i vrarë gjatë trazirave të vitit 1997.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim E. H., M. V., si dheA. D., të tre banues në Vlorë. Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi nga hetimet disamujore të kryera nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në 9 raste nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur disa pika karburantesh dhe në një rast një kazino  në qytetin e Vlorës. Ata akuzohen për të pakën 8 vjedhje me armë të karburanteve të ndryshme në zonën e Vlorës.

Policia gjithashtu, ka arrestuar në flagrancë shtetasit Elton Veliko dhe Rexhino Aliu, të dy banues në Vlorë, pasi kishin strehuar me qëllim shpëtimit të ndjekjes së policisë njërin prej autorëve të vjedhjeve me armë, dhe konkretisht shtetasin Nardi Idrizi.

Grupi i mësipërm drejtohej nga shtetasi Nardi Idrizi i cilësuar person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe i identifikuar dhe provuar si personi i cili ka hapur zjarr në të gjitha rastet si ndaj qytetarëve në tentativat për grabitje, ashtu edhe ndaj patrullës së përgjithshme të policisë më datë 22.08.2012 në tentativë për arrestimin e tyre në flagrancë gjatë grabitjes së karburantit “ALPET”.

Policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit që është përdorur nga autorët në të gjitha ngjarjet e mësipërme e cila është  një automatik mod 56 (kallashnikov). Gjithashtu  janë siguruar edhe provat shkencore që i implikojnë  drejtpërsëdrejti autorët e mësipërm në vjedhjet me armë.

“Pas arrestimit nga policia dhe përballë provave të pakundërshtueshme autorët kanë mbajtur qëndrime pohuese dhe kanë dhënë edhe detaje për krimet e kryera. Është me rrëndësi të theksohet se autorët e këtij grupi kriminal ka qenë tepër të dhunshëm dhe të rrezikshëm gjatë kryerjes së grabitjeve dhe nga specialistët e hetimit klasifikohen si një nga 2 grupet më të rrezikshme kriminale që kanë vepruar 5 vitet e fundit në qytetin e Vlorës, pas grupit të vjedhjeve me armë të bankave dhe kazinove, të goditur nga ana jonë në kuadër të operacionit “SFIDA 1””, thekson policia lokale. Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. /Start/

                                                                                             2012-08-27 08:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›