E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli përgatitet për shkëmbimin e të burgosurve

Izraeli ka bërë përgatitjet e para për shkëmbimin e planifikuar të të burgosurve me organizatën Hamas. Autoritetet kanë tranferuar fillimisht më shumë se 400 të burgosur me autobusë në një vend strehim në shkretëtirën Negev. Sipas agjensisë së lajmeve “Reuters” lirimi i tyre do të bëhet ditën e martë.

Si shkëmbim sipas marrëveshjes së bërë edhe me ndihmën e palës gjermane, do të kthehet përmes Egjiptit në atdheun e tij ushtari izrailet i marrë peng para pesë vjetësh, Gilad Shalit.

Të burgosurit e tjerë palestinezë siç thuhet më tej, do të lirohen në dy muajt e ardhshëm. Gjithsej janë më shumë 1.000 palestinezë që do të lirohen nga burgjet izraelite, ndër ta edhe esktremistë të dënuar për shkak të përfshirjes së tyre në sulme terroriste.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›