Avokatët, studime të vazhdueshme në fushën ligjore

Për herë të parë avokatët shqiptarë do ti nënshtrohen studimeve vazhduese në fushën ligjore. Tani atyre do ti duhet të studiojnë edhe një vit më shumë,përveç viteve që ata i kanë të detyruara. Kjo është një praktikë e cila do të afrojë praktikat ligjore shqiptare me ato europiane. Arsimi vazhdues ligjor mendohet që të bëhet i detyrueshëm për avokatët dhe asistent avokatët dhe dhoma e kombëtare e avokatisë kërkon që këtë projekt ta shtrijë në të gjithë vendin.
Dhomat e avokatisë së Durrësit dhe Vlorës janë të parat që kanë implementuar këtë projekt dhe deri më tani janë bërë pjesë e tij 320 avokatë. Arsimi vazhdues ligjor pritet që të ketë mjftë mbështetje,pasi është pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi dhe e afron Shqipërinë me praktikat europiane përsa i përket arsimit ligjor.