E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste, marrëveshje me komunitetin egjiptian

Partia Socialiste, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, firmosi një marrëveshje angazhimin me komunitetin egjiptian në vend. Zyra e shtypit e PS-së bëri të ditur se marrëveshja parashikon garantimin e përfaqësimit të komunitetit egjiptian në jetën e vendit dhe respektimin efektiv të të drejtave të minoriteteve. Gjithashtu socialistët angazhohen që në 6 mujorin e parë të qeverisjes së tyre do të ngrihet një Komision Shtetëror për studimin e situatës të komunitetit egjiptian. PS-ja ka parashikuar në programin e saj elektoral dhe kryesisht ndaj këtij komuniteti, një sërë politikash dhe instrumentesh mbështetjeje, duke marrë në konsideratë shqetësimet e këtij komuniteti dhe duke vlerësuar se vetëm një ndryshim në politikat qeverisëse të deritanishme mund të zgjidhë problemet e shumta që ka ky minoritet. Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ndodhej edhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›