Dule takime në Sarandë, prezanton kandidatët e PBDNJ
Në vijim të takimeve elektorale, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, ka prezantuar në qytetin e Sarandës kandidatët për deputet në qarkun e Vlorës. Dule kërkoi mbështetjen e të gjithëve për zgjedhjet e 28 qershorit për ti përfaqësuar në kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, për të qenë përçues i zërit të tyre, si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e tyre.
PBDNJ-ja ka luftuar më sistematikisht, më shumë dhe më sinqerisht se çdo forcë tjetër politike në vend për integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Kemi qenë zë i qëndrueshëm dhe i pakompromentuar nga konjukturat politike pasi Shqipëria duhet të integrohet, duhet të përshtatet dhe duhet që të bëhet pjesëtare e denjë e familjes evropiane- theksoi Dule në fjalën e tij.