Zhdukja e 9-vjecarit Lleshi, Policia e gjitha ne aksion
Mirdite- Policia e Mirdites hidhet e gjitha ne aksion per gjetjen e vogelushit te humbur qe prej dites se merkure ne malesine e Fanit. Drejtoria e Policise Lezhe, nepermjet nje njoftimi per median beri dje te ditur se, pas njoftimit jane vene ne levizje strukturat perkatese dhe nisi hetimi per nje zhdukje te mundshme te 9-vjecarit Elson Lleshi. Gazeta "KJ" botoi ne numrin e djeshem lajmin e humbjes se te miturit, qe kishte dale per te percjelle xhaxhane e tij ne mal dhe nuk ishte kthyer me ne shtepi. Familjaret denoncuan rreth ores 17:00 ngjarjen ne komisariat dhe kerkuan ndihmen e policise. Femija eshte banues ne fshatin Dardhas te komunes Fan dhe sipas policise eshte nje meter i gjate, i shendoshe, me floke dhe sy geshtenje dhe i veshur me bluze dhe pantallona ngjyre blu. "Bejme apel per te gjithe banoret e qarkut dhe jashte tij, qe te njoftojne per cdo informacion me vlere", thuhet ne njoftimin e policise.