E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, parandalohet shpërthimi i granatës, pranga autorit

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit, bënë me dije se një i moshuar ka tentuar të hedhë një granatë në banesën e një shtetasi tjetër për shkak të konflikteve të vjetra për pronësinë.

Forcat e rendit arrestuan në flagrancë shtetasin Bafti Ahmati, 73-vjeç, i cili gjatë pasdites së të enjtes, tentoi të vendoste një granatë në shtëpinë e shtetasit V.Cenkolli.

Shtetasi Ahmati e kishte bërë një veprim të tillë me lëndë plasëse edhe para disa kohëve, ku është kryer  shpërthim i pjesshëm i granatës. Në atë kohë, nga ngjarja nuk pati lëndime  në njerëz nga familja Cenkolli. Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gramsh vetëm ditën e djeshme bëri të mundur arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi.

Gjatë arrestimit të 73-vjeçarit, në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 kallëpe tritol, 6 granata mbrojtëse dhe 450 copë fishek automatiku. Shtetasi Baftjar Ahmati, akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje e mebtur në tentative, mbajte pa leje e armëve luftarake dhe të municionit”të parashikuara nga Kodi Penal. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar. Policia po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /Xh. Qardaku/Start/

                                                                                             2012-05-25 14:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›